Thimi Filipi
Thimi Filipi

Thimi Filipi është një aktor i mirënjohur shqiptar. Thimi Filipi ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1926. Rolet e tij të para do të jenë në trupat jo profesioniste në qytetin e Korçës. Gjatë Luftës së II-të Botërore mori pjesë në formacionet partizane ku punon për krijimin teatrove partizane. Me mbarimin e luftës fillon punë në spitalin e Korçës. Mbaron kursin për Aktrim dhe fillon të luajë disa role me teatrin profesionist të qytetit. Në vitin 1954 fillon punën si aktor profesionist pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”. Roli i tij i parë do të jetë në dramën “Lulja e kujtimit”. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh që do ta bënin shumë të njohur tek publiku.

Në kinematografi do të interpretojë në më se 30 filma artistikë dhe televizivë. Roli i tij i parë në kinematografi do të përkojë me filmin e parë, tërësisht shqiptar, “Tana” në rolin e Sekretarit të Partisë. Do të vazhdonin rolet e tjera si a i i Nezirit tek filmi “Përballimi”, Fahredini tek “Njeriu me top”, Xhemal Struga tek “Ballë për ballë”, Nashua tek “Si gjithë të tjerët”, Gramozi, Kryetari i Grupit Hetimor tek “Asgjë nuk harrohet”, babai i Irenës “Pranvera s’erdhi vetëm” etj. Më 1986 mori Çmimin “Aleksandër Moisiu”. Ndahet nga jeta në Korçë në 1 Korrik të vitit 1990. Për meritat e tij artistike në 5 Gusht të vitit 1991 Thimi Filipi nderohet me titulli i lartë “Artist i Popullit”.

Filmografia

Rrethi i kujtesës – (1987)
Tri ditë nga një jetë – (1986)…xha Shimo
Enveri ynë – 1985
Asgjë nuk harrohet – (1985)…..Gramozi, kryetari i grupit hetimor
Nata e parë e lirisë – (1984)

Loading...

Shirat e vjeshtës – (1984)
Fraktura – (1983)
Njeriu i mirë – (1982)……..Shoku Astrit
Si gjithë të tjerët – (1981)..Usta Nasho
Vëllezër dhe shokë – (1980)…Babai i Vasos

Shoqja nga fshati – (1980)….Shefi i bujqësisë
Një ndodhi në port – (1980)
Ballë për ballë – (1979)……Xhemal Struga
Njeriu me top – (1977)……..Fahredini
Përballimi – (1976)…Neziri

Nusja dhe shtetrrethimi – (1974)…Xha Jani
Yjet e netëve të gjata – (1972)
I teti ne bronz – (1970)…Ballist
Vitet e para – (1965) …. Sekretari i Partisë
Tana – (1958) …. Sekretari i Partisë

Loading...