Nga Pirro Minella Millona

…” Ti me fale thermija dashurie, me nuk gaboj…”!!!

…Ajo ecen qete qete, cdo dite ne rruget e Liqenit. E menduar ajo ecen ngadale. Ne syte e saj dallohet trishtimi, brenga, mundimi i shpirtit.
Ja edhe sot u kthye nga shetitja e gjate dhe u ul ne tavolinern e preferuar. Veshtrimi i tretur diku larg.

Ju afrova dhe me miresi e pershendeta. Nuk e kishte mendjen. Kur pa hijen time permbi kokes se saj u permend. Ngriti syte e medhenje te menduar, me ato rrathe te medhenj.
I kerkova leje te ulesha. Porosita edhe une nje kafe.

Filluam te bisedojme.
Ne nje moment i thashe:
-Ju shikoj shpesh ketej ashtu te menduar, gjithmone vetem. Besoj e ke brengen tende
I kerkova te rrefehej, te nxirret sado pak ate vrer qe kishte shume shpirti i saj.

U mendua nje here, percolli peshtymen dhe filloi me nje ze te ulet sikur fliste me vete:
Isha e re, e bukur me hov , me gjallerine qe te jep mosha. Njoha dhe une nje djale, mu duk i bukur, po vertete i bukur ishte, por jo ne shpirt.
Ju fala njehere. Disa here, duke shpresuar ne dashurine e madhe te bukur.
Por e kuptova qe ai donte trupin tim, as mori mundmin te hynte thelle ne shpirtin tim.

Jo nuk mund ta pranoja. Ai me perdori si nje monedhe dhe kur une u zhvleftesova ne syte e tij, me hodhi tej pa vlere.
E pyeta veten time:
Ku po shkon keshtu, jo nuk mund te vazhdoja me.

E mblodha mendjen e hodha tej ato ndjenja dhe friken time e zbrita ne stacionin e pare larg tij.

Fillova te kuvendoj me veten time:
-Me fal e di qa gabova rende, por do te jem e forte heren tjeter,nuk do te jem kaq e dobet para atij dikushi.
E di qe do te qaj sapo te mbyllet ajo dere.

Bera analizen time te brendeshme:
-Me ka dashur valle dhe si e ka shprehur ate.
-Nga ty kam marre vetem therrime dashurie jo dashurine e plote te merituar nga Ty.

Lexohet ne syte e mi qe ate dashuri e kam grisur fije fije, nuk kam nevoje per ato therrime dashurie.
Me fal zemer qe nuk e dije se ku po shkoja.
Nje dite buze mbremje, ndjeva trokitjen e njohur te tij.
U drodha, dyzova mos valle.

Pyeta veten time:
Ta hap dhe kete here.
U nisa por e mblodha mendjen dhe i thashe me ze te plote vetes time:
-Mos guxo, ai me hodhi poshte si monedhe pa vlere, nuk qesha asnjehere. Jo, mos guxo.

Trokitja u fashit, kembet matane u terhoqen zvarre dhe u larguan. Iku hija qe me mbante mua mberthyer..
Qava pas deres mbyllur.
Jo ,kete here do te jem e forte, nuk do te gaboj me…/Naishtedikur.info

Image Credit – Droni.al

Nga Pirro Minella Millona , për faqen Naishtedikur.info