TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Tifozët e Napolit kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj popullit shqiptar pas tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Gjatë ndeshjes së sotme Liverpool-Napoli për Champions League, ata kanë nxjerrë një banderolë ku shkruhej “Të bashkuar në dh, imbje me tokën tuaj në zemër”.

Gjithashtu pas rezultateve jo të mira që po arrin skuadra e Napolit, ku ka pasur dhe grindje mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit, ata i kanë kërkuar presidentit De Laurentis që paratë e gjobave për lojtarët t’i dërgojë në Shqipëri pas kat, astrofës që ka ndodhur në Shqipëri.

/gj.mima/ /a.g/

Burimi: ATSH – http://ata.gov.al/2019/11/27/tifozet-e-napolit-solidaritet-me-popullin-shqiptar-pas-termetit/