Tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit Shqipërinë ka prekur gjithë shqiptarët anembanë.

FSK, mjek, infermierë e shumë qytetarë ka Kosova janë nisur drejt Shqipërisë, për t’iu ardhë në ndihmë vëllezërve shqiptar.

Në këto momente drejt Durrësit janë nisur edhe Plisat, të cilët me vete kanë edhe pako ushqimore e veshmbathje që kanë grumbulluar për familjet e prekura nga fatkeqësia ku deri më tani 18 persona kanë vd, ekur, në mesin e tyre edhe një kosovarë.

Ndihmat në sheshin e Prishtinës do të vazhdojnë deri në ora 22:00, kurse autobusi i dytë do të niset nesër në orën 17:00. /Gazeta Mejdani/