Aktori i njohur Mevlan Shanaj është kthyer pas në kohë duke nxjerrë nga arkivi personal një fotografi të rrallë.

Artisti i merituar ka zgjedhur ta postojë atë në Facebook, ku ka pozuar krah me kolegun e tij Timo Flloko.

Dyshja shfaqet në një moshë mjaft të re kur përpiqeshin të ndiznin ndonjë cigare.

“Ndoshta koha kur Timo Flloko mësonte cigaren, por sot të dy nuk jemi përdorues duhani.” shkruan Shanaj mbi fotografi.