Mund ta cilësosh edhe si “surprizë” që na vjen nga një kohë e largët. Ja si duket Tirana e vitit 1950, pikërisht në periudhën e ndërrimit të viteve.

Propagandë nëpërmjet festës.

Në faqen e tij në Facebook, Valter Gjoni, studiues por dhe shefi i zyrës së protokollit dhe ceremonialit në Bashkinë e Tiranës, ka postuar një foto të vjetër bardhezi dhe shkruan këtë diçiturë:

“Foto historike. Zbukurimi i qendrës së Tiranës për Vitin e Ri 1950. Lexoni urimet e afishuara”

Në mur janë shkruar këto urime. Nga e majta: “Pionierë dhe fëmijë të Tiranës. Partia dhe populli ju urojnë Vitin e Ri, të gëzuar, të mbarë dhe plot me suksese”.

Në mes është një pikturë e thjeshtë ku disa fëmijë janë mbledhur dhe kërcejnë rreth bredhit të Vitit të Ri.

Dhe në të djathtë të murales është shkruar: “Nxënës dhe nxënëse le të jetë viti 1950 viti i fitoreve të reja në mësime, në shkollë dhe në jetë”.

Sipas Valter Gjonit kjo nuk është një murale, por këndi i emulacionit që kishte Tirana në vendin që ne e njohim sot si sheshi “Skënderbej”.

Përgatiti: L.Veizi

Burimi: Fjala.al