Akaki Khorava, aktori që interpretoi Skënderbeun në filmin me të njëjtin emër. Khorava i kishte kaluar të 50-at kur regjisori Sergei Yutkevich i besoi rolin e një prej figurave më të rëndësishme në historinë e Ballkanit. Kaq vite më pas janë pak shënime që mund të rrëfejnë emocionet e Akakit gjatë kohëve kur i duhej të shndërronte në kinema një prej personazheve më të dashura për shqiptarët.

Me një karrierë normale si aktor, Skënderbeu ishte kulmi i tij si artist. Ne sot nuk mund ta dimë në Akaki e dinte se imazhi i tij e bën ende sot xhiron e botës sa herë kërkojmë të kemi një pamje të Skënderbeut. Një burrë i gjatë, i pashëm dhe pa flokë. Ky ishte portreti i Khoravës në jetën e përditshme. Vitet e fundit të jetës ai i jetoi në Tbilisi në Gjeorgji.

Aktorja shqiptare që interpretoi në rolin e Mamicës, Adivije Alibali, në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” në vitin 2004 është shprehur se ka mbajtur korrespodencë me Akaki Khorava deri në vitin 1960, kur Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik ndërprenë marrëdhëniet mes tyre. Avdija ishte aktorja më e re që interpretonte në këtë prodhim kinematografik.

Ajo ishte vetëm 18 vjeçe dhe aktorët kryesorë e thërrisnin “motër”. Kur filmi u shfaq në ekran nuk ishin të paktë njerëzit që mendonin se aktorja që interpretonte Mamicën ishte një ruse. “Në fakt, shumë njerëz edhe sot mendojnë se rolin e Mamicës e ka luajtur një artiste ruse. Filmin unë për herë të parë, pas disa vjetësh, e pashë në fshatrat e Beratit ku isha e internuar.

Filmi u shfaq në një nga sallat e kooperativës. Të nesërmen kur dola në rrugë, fëmijët e fshatit më thanë: ‘Po moj teta përse të kanë internuar, pse ke vrarë turqit?‘ Kjo për mua ishte për të qarë e për të qeshur”, shprehet Alibali në intervistën e dhënë 4 vjet më parë. Jeta e Mamicës, ndryshe nga ajo e aktorëve rusë pas realizimit të këtij filmi, nuk ishte më në kinema.

Ajo u internua dhe u detyrua të heqë dorë nga dëshira për aktrimin. Ashtu si shumë njerëz të kinemasë dhe Alibali mendon se filmi ka nevojë për ndërhyrje. “Filmi ‘Skënderbeu‘ ka nevojë për një restaurim të thellë, pasi nuk është ruajtur me kujdesin që kërkon një film i tillë, i cili është jo vetëm filmi i parë artistik shqiptar, por edhe filmi i vetëm kushtuar Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shprehet ajo.

Naim Frashëri ka interpretuar për herë të parë në Priskë të Tiranës, ku teatri partizan shoqëronte pasdite batalionin luftarak të paraditeve. Duke qenë edhe luftëtar, edhe aktor, Naimi spikati në rolet e tij për gjetje të detajeve të besueshme aktoreske dhe seriozitet në punën e përditshme. Ndërsa në Teatrin Kombëtar, që filloi në 1945, ai ishte ndër pionierët themelues të tij.

Rolin e parë në filma e luan tek “Skënderbeu” më 1953, ndërsa të dytin tek “Tana” më 1958. Pastaj rolet e tij vijnë me radhë: “Fëmijët e saj”, “Gjurma, “Plagë të vjetra” etj.. Gjatë këtyre viteve ai ka merituar titujt më të lartë artistikë e deri te “Hero i Punës Socialiste”, që ishte një titull i lartë nderi.

Vdekja e tij në moshën 53-vjeçare u dha fund ëndrrave të Naim Frashërit, pikërisht atëherë kur pritej që ai të shërbente si fanar në horizontin e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Dhe pavarësisht nga jeta e shkurtër, talenti dhe rolet që realizoi mbetën si shembuj përsosmërie për brezin e mëvonshëm artistik të Shqipërisë. Për lartësinë e realizimeve, diksioni i zërit të tij u krahasua me atë të Aleksandër Moisiut.

Ishte pikërisht filmi “Plagë të vjetra” që bashkoi ansamblin e disa korifenjve të artit skenik në role kryesore që do të mbahen mend tepër gjatë. Duket se regjisori Dhimitër Anagnosti kishte pasur një nuhatje dhe ndjeshmëri të vërtetë prej kineasti kur kishte zgjedhur ekipin e tij me tre emrat e të mëdhenjve.

Atëherë ishte ende fillimi i rrugëtimit kinematografik, por ky film shënoi një arritje interpretative (patjetër edhe regjisoriale), qoftë edhe për faktin se aty merrnin pjesë tre aktorët që do të shënoheshin në kronologjinë artistike si më brilantët. Thuhet gjithashtu se, gjatë xhirimeve të filmit “Plagë të vjetra”, të tre gjigantët rrinin bashkë dhe shkonin shumë mirë.

Sipas bashkëkohësve, thuhet se vetëm aktori Naim Frashëri kishte një pesimizëm të lehtë për rolin, ngaqë kish pritur që kjo figurë e mjekut të kishte më tepër hapësirë në film. Por, në përgjithësi pas xhirimeve Naimi ishte shumë i lumtur për cilësinë e filmit dhe bashkë me dy kolegët e tjerë kishin planifikuar të shkonin edhe në filmin tjetër që do të xhirohej vitin e ardhshëm.

Sidoqoftë, vdekja e tij e parakohshme ishte një hidhërim sidomos për kineastët dhe dashamirësit e artit skenik, por shembulli i tij reflektoi për shumë kohë në jetën e mëvonshme artistike të vendit. Filmi i parë i shkurtër “Fëmijët e saj” i Hysen Hakanit, 1957; filmi i parë i gjatë “Tana” i Kristaq Dhamos, 1958; si dhe i pari bashkëprodhim ruso-shqiptar “Skënderbeu” i regjisorit Sergei Jutkeviç, fitues në Festivalin e Kanës, më 1953, janë disa nga filmat që gjenden edhe sot në fonotekën e këtij arkivi.

Paraqitja e tij e parë në skenë është në vitin 1942, kur shkolla e tij vë në skenë “Vilhelm Telin”, ku luan rolin e një fshatari, kurse Vilhelm Telin e luan Sandër Prosi. Me këtë aktor ka një histori të gjatë bashkëpunimi në skenën e Teatrit Popullor. Rolet e para ai i mori në Teatrin Partizan,  pastaj në Teatrin Popullor, ku në nëntor 1944 luajti dramën “Partizanët”.

Më, 1945-n formohet teatri i rregullt dhe roli i parë i rëndësishëm, me të cilin luan në skenë është” Fedia” në dramën “Invadimi”. Pastaj luajti disa drama sovjetike, si “Orët e Kremlinit”, etj., ndërsa më vonë e mori regjisori rus, Sergei Jutkeviç , për rolin e Palit, tek “Skënderbeu”. Naim Frashëri , luajti tragjedi dhe komedi.

Kështu ai shkëlqeu edhe te veprat e Shekspirit, por edhe te “Tartufi” i Molierit, apo “Qeni i kopshtarit”, Mizantropi, etj.. Tek “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, më 1956-n, ai realizoi edhe Selimin edhe Jonuz Brugën. Ky ishte  roli i fundit i karrierës së tij në teatër. Vitet ’60-’70 janë epoka e artë e Naim Frashërit.

Burimi: AktoretShqiptare.info