“Kishte ardhur çasti të niseshim, na tregon Mjeshtri i merituar Theodhor Vaso, i dekoruar me Medaljen e Artë për merita të shquara në sport, futbollist nga vitet 1957-1973 dhe trajner nga viti 1973 e deri më sot. Do të luanim në Beograd me ekipin kombëtar të Jugosllavisë. Kishte 20 vjet që marrëdhëniet me ta qëndronin skajshmërisht të ftohta, shpesh herë të tensionuara. Rasti e solli të luanim me ta. Nëpër rrethet futbollistike kishte nisur të flitej se ekipi ynë do të ndeshej me revizionistët. Nga kupola e shtetit nuk na erdhi ndonjë direktivë për fitore me çdo kusht, por tensioni ndihej në çdo bisedë. Humbja do të ishte e papranueshme për politikën, veçanërisht me revizionistët jugosllavë. Kishte filluar të na dukej sikur një njeri i padukshëm na pëshpëriste vazhdimisht te veshi: “Politika në plan të parë”. Kurrë më parë nuk na kishte ndodhur kështu. Edhe jugosllavët do të bënin të gjitha përpjekjet për të na mposhtur me një rezultat që të ishte sa më i turpshëm për ne. Nuk ishte thjesht një lu, ftë sportive mes dy skudrash. Mes nesh kishte hyrë edhe politika e dy vendve që do të ndesheshin. Gjithçka do të ishte tension dhe lu, ftë nervash. Futa në çantë një tuf gazetash dhe revistash që gjatë udhëtimit për në Beograd të kisha me se të merresha. Mora dhe një libër të Reshat Nepravishtës, “Retë e zeza” që sapo e kisha blerë. Do të udhëtonim me autobus dhe rruga do të ishte e gjatë. Për një udhëtim me avion as që bëhej fjalë, sepse nga politika e kohës gjëra të tilla konsideroheshin si salltanete. Pas përgatitjeve të fundit u nisa drejt autobusit. Pothuajse kishin ardhur të gjithë. Rreth autobusit kishte shumë njerëz. Në ballë të tij ishte vendosur një flamur shqiptar i fotografuar në letër. Dëshironin të na përcillnin. Kur autobusi u nis, ata filluan të thërrisnin: “Me fitore… me fitore… jepuni dërmën revizionistëve…”. “Dërmojini qentë jugosllavë…!”- thirri një tjetër. Pas pak u nisëm për udhë. Ishte viti 1967”.

Shqetësimi

“Të përballeshe me jugosllavët nuk ishte e lehtë, rrëfen Todo Vaso. Që nga viti 1962 ata e kishin çuar futbollin e tyre në krye ta garave të futbollit botëror. Në këto gara ata kishin zënë vendin e katërt. Kishin lënë mbrapa Danimarkën, Hollandën, Zvicrën dhe Zelandën e Veriut. Kishin nënshtruar Uruguajin me rezultatin 3-1, kishin fituar me Kolumbinë pastërtisht 5-0; në çerekfinale mposhtën R.F.Gjermane 1-0. Para këtij takimi mundën Francën 1-0, thyen Luksemburgun 5-2, kurse ne, pikërisht në këtë kohë gjendeshim në një pikë të dobët. Veç kësaj, psikologjia e lojtarve ishte mbarsur me një ngarkesë absurde politike. Ne kishim nevojë të na flisnin për skuadrën kundërshtare, për furinë e baterisë së sulmit jugosllav që ishte bërë e rrezikshme, për futbollistin Dragan Xhaiç, i cili ishte 1-shi i sulmueve të krahut të majtë të Evropës. Dëshironim të na flisnin për masat që do të merreshin dhe ar mët që do të përdornim kundër jugosllavëve, por ndryshe nga shqetësimi ynë, përpiqeshin të na frymëzonin me sllogane dhe thënie politike bombastike. Nuk po arrinin të kuptonin se gjithë goditja psikologjia po përcillej me efekte të kundërta te lojtarët. Përgjegjësia e rezultatit shumëfishohej artificialisht dhe bëhej ndrydhës. Përveç trajnerëve, të tjerët flisnin shumë pak për strategjinë e lojës që do të aplikonim në Beograd… Tashmë ishim nisur, por askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte atje”.

Në Jugosllavi

“Kishim hyrë në tokën jugosllave, vijon të na tregojë Todo Vaso. Dikush na kishte thënë: “Do të udhëtoni nëpër rrugët e një vendi ar, mik”. Kishte 20 vjet që dy shtetet tona i kishin prishur marrëdhëniet dhe ne po shkonim atje pas kaq vitesh. Gazetat dhe revistat që kisha marrë me vete i nxora dhe i futa disa herë në çantë. Nuk po më lexohej. Nisa të vështroja rrugët, fshatrat, qytetet dhe relievin jugosllav, makinat që na parakalonin dhe që i parakalonim dhe kalimtarët që shfaqeshin kohë pas kohe. Herë pas herë më dukej sikur shikoja edhe ndonjë shqiptar. I hodha sytë edhe nga furgoni që ecte para nesh. Pothuajse një pjesë të rrugës e kishim bërë bashkë me të. Ai ecte vetëm disa metra para autobusit. Edhe vështrimi jashtë dritareve pothuajse më lodhi. Mendja më shkoi përsëri te ndeshja e Beogradit. Eekipi i kombëtares jugosllave ishte vërtet i fortë. Por nuk ishte vetëm kjo: gjashtë muaj më parë, në dt 14.05.1967, ekipi jugosllav erdhi në Tiranë. Nuk e harroj do atë ditë. Stadiumi “Qemal Stafa” u mbush plot. Dukej sikur muret do të shembeshin bashkë me tifozët. Që të gjithë kërkonin fitore, por ne u mundëm me rezultatin 2-0. Ai i papërballueshmi, Xhaiçi, i dha dy topa “asit”, qendërsulmuesit Zampata që firmosi me goditjen e topit me kokë dy golat që i dhanë fitoren ekipit të tij. Ata luajtën pa tepërime, të heshtur, me dylu, ftime të pastra dhe lojë të bukur, fqinjët veriorë demonstruan klasë superiore futbolli, korrektesë morale gariste. Por kjo për ne ishte goditja e dytë pas humbjes katastrofike në Dortmund të Gjermanisë Perëndimore. Tashmë ishim nisur drejt Beogradit. Vështrova përsëri nga dritaret dhe përsëri pashë që para nesh ecte i njëjti furgon. Ishte nëntor e bënte ftohtë”
Përmbysja e autobusit

“Kishim hyrë në një zonë ku relivi nuk ofronte asgjë të veçantë, kujton Todo Vaso. Edhe makinat që kalonin në rrugë ishin më të rralla. I vetmi shoqërues i yni mbetej furgoni, por edhe ai kishte nisur ta ulte shpejtësinë. Ndoshta dëshironte të rrinte prapa nesh. Shoferi i autobusit, me të cilin po udhëtonim gjeti momentin për ta parakaluar. Pasi shtoi dhe pak shpejtësinë kërkoj leje për parakalim. Vura re që shoferi i furgonit ndezi sinjalin si për të na thënë: “kaloni”. Autobusi kaloi në krah të majtë, kreu i tij arriti mesin e furgonit. Pas një çasti të dy makinat u bënë paralel. Të dyja mjetet ecnin me shpejtësi. Autobusi nuk po mundej të bënte parakalimin. Rruga mbeti e bllokuar. Nuk më kujtohet sa vazhdoi kështu, por mbaj mend që furgoni, si u shkëput dy-tre metra, befas e preu timonin majtas duke zënë rrugën autobusit tonë. Të njëjtën gjë bëri edhe shoferi ynë, e preu timonin majtas që të mos përplasej me automjetin tjetër, por nuk kishte shumë mundësi për të bërë manovrime. Atë çast të gjithë kishim mbetur si të ngrirë. Askush nuk e dinte se si do të përfundonin përpjekjet e shoferit për të mbajtur nën kontroll autobusin. Nuk kishte kohë për t’u menduar gjatë. Befas një kërcite e fortë erdhi nga brendësia e trupit të autobusit tonë. U duk si një rrënkim i dhimbshëm. U përpoqa të merrja vesh çfarë kishte ndodhur, por atë çast kuptova se autobusi kishte mbetur kokëposht në hendekun e rrugës, i batuar nga e majta. Plot 30 njerëz kishin rrëshqitur nga sedijet e tyre. Dolëm që të gjithë jashtë. Pamja ishte e tmerrshme. Mbizotëronte një heshtje e frikshme, të hutuar vetëm shokonim njeri-tjetrin Vështrova nga rruga: shoferi i furgonit nuk ishte më aty. Ai nuk kishte denjuar as të shihte çfarë kishte ndodhur. Atë çast m’u kujtua momenti i nisjes nga Tirana. Njerëzit rreth autobusit nisën të thërrisnin: “Me fitore… me fitore… jepuni dërmën revizionistëve …”. Më kujtua edhe zëri i atij tjetrit që thërriste fort: “Dërmojini qentë jugosllavë…!”

Kosovari

“Kam përshtypjen se aksidentet të japin një ndjesi të keqe, shtyn më tej rrëfimin e ngjarjes Todo Vaso. Nga një ndjesi e tillë ishim pushtuar të gjithë. “Po tani si i bëhet?”- pyeti dikush nga ne. “Duhet të nxjerrim autobusin”, ishte përgjigjja. 30 burra të ndihmuar edhe nga shoferi mundëm ta nxjerrim nga hendeku: “Le të shpijmë këmbët, tha Loro Boriçi, ecni pak më këmbë”. Shoferi kishte nevojë t’i bënte një kontroll autobusit. Pasqyra dhe stopi i krahut të djathtë ishin thyer. Qielli ishte gri si ngjyra e saçit të ftohtë me hi, ngjyrë që ka qielli në ditët e fundit të vjeshtës. Në atë prag dimri po e shihnim veten të vetmuar… Befas vumë re një njeri që po kalonte në rrugë. Nga veshja duhej të ishte shqiptar. Në dorë mbante një sëpatë. “Ej bacë, na prit!”- i thirrëm ne. Njeriu që e morëm për shqiptar u tregua shpërfillës. Sëpatën që mbante me vete e kaloi në dorën tjetër. “Nuk do të jetë shqiptar”, tha dikush nga ne. “Jo mor burrë, ai është shqiptar dhe kaluar shqiptarit, por nuk përgjigjet, sepse kujton se ne jemi serbë. Nuk do që të përgjigjet sepse ka serbë që tentojnë t’i godasin, t’i fyejnë e t’i përbuzin”, na shpjegoi një pjestar i grupit tonë. Njeriu me sharrë hedhur në sup dhe sëpatë në dorë u duk sikur bëri një lëvizje kryeneçe. Që të gjithë ne kishim përshtypjen se ai ishte shqiptar dhe donim të flisnim me të. Shfaqja e tij e papritur në rrugë po na bënte të harronim autobusin e përmbysur. “Ej bacë, na prit, jemi shqiptarë!”- i folëm përsëri. Njeriu i panjohur u ndal. U kthye dhe na vështroi me radhë të gjithëve. Hodhi vështrimin edhe nga autobusi që po vinte ngadalë pas nesh. Me sa duket kishte parë flamurin shqiptar në pjesën e përparme të autobusit. Mbeti një çast si i hutuar. Kishte kuptuar kush ishim ne: “Fjala shqip të gëzon veshët dhe shpirtin”, na tha ai. Hoqi sharrën nga supi dhe bashkë me sëpatën i mbështeti në tokë. U përqafuam me mall. “Si bre burra qënkeni nga mëma!”,- na tha ai. Po i dukej sikur ne kishim mbirë nga dheu. Ishte kosovar. Na pyeti gjatë, por ne nuk deshëm t’i tregonim për përmbysjen e autobusit. Sigurisht që do të shqetësohej. “A keni një flamur si ai qe keni vendosur në ballë të autobusit?”- na pyeti. Renda te makina, mora një flamur dhe ia dhashë. Mbaj mend që ai zgjati duart që i dridheshin. E mori ndër duar siç merret një foshnjë e porsalindur dhe e puthi. Pastaj me ledhatim e palosi për katër dhe e futi në gji, duke kontrolluar vendin në u vendos atje ku duhej. Autobusi po na priste që të niseshim. “Do të vish me ne?”- e pyetëm. Ai nuk tha “jo”, por bëri një lëvizje të kokës si për të thënë: “nuk mundem”. Nëse do të udhëtonte me ne, serbët do ta ndëshkonin. Puthi sa mundi duart e disa futbollistëve. Një çast vajti përballë xhamit të parë të autobusit: puthte mollëzat e gishtave dhe me to puthte flamurin te xhami. U nisëm. Ai po na përcillte me sy, dukej i pikëlluar, me një dorë në buzë duke na puthur të gjithve. Dukej sikur na thoshte: “Të kishim folur edhe pak bashkë, t’u pyesja për Shqipërinë”. Ishim nisur drejt Beogradit, një makinë tjetër ecte disa metra para autobusit tonë”.

Fotografia

“Më në fund mbërritëm, vazhdon të rrëfejë Todo Vaso. Drejtuesit e ekipit jugosllav ishin përgatitur të na godisnin psikologjikisht, kërkonin të na lodhnin para se të fillonte ndeshja. Nuk e dinim nëse edhe ata e kishim marrë vesh përmbysjen e autobuzit tonë… Ata po thurnin diçka tjetër. Prisnin që ne të hynim në stadiumin Ar, mata për të bërë stërvitjen. Gjithçka ishte përgatitur me kujdes. Në një nga portat e fushës kishin vendosur 10 topa futbolli. Kishin marrë me vetë edhe një fotograf. Ata shrytëzuan çastin kur M. Zhega hyri në stadium për stërvitje. Pak më vonë, krejt pa pritur, hyri dhe trajneri i ekipit kombëtar të Jugosllavisë, Rajko Mitiç. Njërën dorë e kishte futur në xhep, ndërsa te tjetra mbante mes gishtave një cigare. Iu afrua Zhegës duke buzëqeshur. Fotografi që kishte ardhur posaçërisht për këtë gjë, gjeti çastin për të fotografuar. Objektivi i tij kapi M. Xhegën që buzëqesh, duke ngritur lart topin me këmbë, trajnerin Mitiç që edhe ai buzëqesh, duke mbajtur cigaren mes dy gishtave, por edhe 10 topat e futbollit të vendosura në brëndësi të rrjetës. (Historinë e fotografisë e ka treguar vetë Zhega, ajo fotografi u ribotua pas 30 vjetësh) Kaq duhej. Fotogrfia ishte bërë. Të nesërmen të gjitha gazetat shkruanin për një humbje të madhe të Shqipërisë. Titujt e mëdhenj të gazetave ngjasonin me përmbysjen e autobusit”.

Himni shqiptar

“Kishim hyrë në fushën e lojës, kujton me nostalgji Todo Vaso. Ekipi ynë përbëhej nga Rama, (Dinamo), Jorgaqi, (Labinoti), G. Xhafa, (Dinamo), T. Vaso, (Skënderbeu), R. Ragami (Partizani), Shllaku, (Partizani), Pano (Partizani), A. Mema (17 Nëntori), Zhega (Dinamo), Bizi, (Vllaznia), Andoni (Partizani). Trajner L. Boriçi, kurse ekipi i kombëtares jugosllave kishte në përbërejen e vet Vukçeviç, Faslagiç, Damianoviç, Georgeviç, Pavloviç, Holcer, Osim, Lazareviç, Spreca dhe Rora. Trajner Rajko Mitiç
Për herë të parë pas 20 vjetësh, në stadiumin Ar, mata në Beograd do të këndonim himnin shqiptar. Në stadium ishin së paku 5 mijë kosovarë. Më në fund çasti kishte mbërritur. Befas nga shkallët e stadiumit nisën të ushtonin vargjet e himnit tonë. Atë çast u drithërova. E harrova përmbysjen e autobusit, këndonin mërgimtarët, kosovarët që kishin ardhur për të parë ndeshjen tonë, këndonin gjithë shqiptarët e shpërndarë nëpër Jugosllavi gjithandej. Kishte qënë rasti më i bukur për të këndur këngën e atdheut. Vargjet e këngës oshëtinë deri në përfundim të saj. Me të filluar loja nga shkallët e stadiumit përballë tribunës, u dëgjua një oshëtimë tjetër në gjuhën shqipe: “kuq e zi… kuq e zi… kuq e zi…!”. E dëgjonim për herë të parë atë inkurajim zemre. Pastaj u dëgjuan fjalët: “Jemi këtu… ju nuk jeni vetëm…! Për herë të parë nuk dëgjuam as thirrjet ole..ole…ole, as fishkëllima, dhe as forca djema. Për ata mjaftonte që atë ditë ishim bashkë. Sërish u dëgjua oshëtima: kuq e zi… kuq e zi… kuq e zi…! Në të vërtetë loja nisi mjaft bukur. Boriçi me kompetencat e plota që kishte, në qendër të mbrojtjes vendosi dy lojtarë të atij roli: Lin Shllakun e Partizanit dhe Gani Xhafën e Dinamos. Ali Memën e kaloi në rolin e tij të specializuar, bashkë me Ramizan Ragamin ata bënin një nga dyshet e mesfushorëve më perfekt. Portieri dinamovit, Jani Rama, përbënte një nga pikat më të forta të ekipit tonë. Makineria e skuadrës sonë funksiononte me parametra të plota. Edhe ekipi jugosllav kishte menduar për skemën më të favorshme. Dragan Xhaiçin e kishin piketuar të luante sulmues i djathtë. Mendohej që duke sulmuar me top nga krahu i djathtë të futej në cep të 16 metërshit. Në atë pozicion ai gjendej në këndgoditjeje me këmbën e tij të majtë për të gjuajtur në portë nga një pozicion i favorshëm. Këtë veprim taktik do ta realizonte sulmuesi italian Del Piero në krahun e majtë, që godet me të djathtën në zonën e cepit të 16 metërisht, gjë që u duk në lojën e tij pas vitit 2000. Thirrjet e shqiptarëve vazhdonin: kuq e zi… kuq e zi…

Përballja

“Loja u bë e nxehtë. Dueli bëhej mes një dylu, ftim të zjarrtë. Dukej sikur fusha e lojës ishte bërë prush dhe ne nuk shkelnim dot në tokë. Rallë herë ishim gjendur në një situatë të tillë si atë ditë në Beograd. Minutat kalonin dhe çudia rritej. Nuk ishte shënuar asnjë gol. Lojtarët jugosllavë po bëheshin nervozë. Asgjë nuk po ecte sipas parashikimeve të tyre. Skema që kishin parashikuar si variantin më të mirë tekniko-taktik nuk po funksiononte; shpresa se Dragan Xhaiçi do të kishte sukses, duke sulmuar nga krahu i djathtë nuk po dukej. Sa herë që ai sulmonte furishëm me top, arrija që në çastin final të gjuajtjes t’ia largoja Xhaiçit topin me sparkadë me të brendshmën e këmbës së djathtë. Dhe sa herë që ndodhte kështu, shokët e mi vinin dhe më jepnin dorën për të më falenderuar. Tifozët shqiptarë ngriheshin të gjithë bashkë me një zë: kuq e zi… kuq e zi… Nervozizmi i lojtarve jugosllavë po rritej. Vetëm një ditë më parë u kishin ofruar gazetave “një thes” me gola. “Për 44 minuta, ekipi i Jugosllavisë tentoi për të gjetur ndonjë të çarë në sistemin tonë të mbrojtjes, por pa sukses. Megjithse arriti të krijojë një situatë të vështirë, nuk realizoi gjë për shkak se sulmet e tij u thyen nga ndërhyrjet e mbrojtësve tanë”, kështu e ka përshkruar atë pjesë loje, trajneri i kombëtares shqiptare Loro Boriçi. Megjithatë, kur pritej që pjesa e parë të mbyllej 0-0, në minutën e 44-t, Rora, sulmuesi i majtë, lojtari i ri talentuar, krosoi nga vija anësore, rreth 45 metra larg portës sonë. Topi u këput, goditi lart në majën e shtyllës pingule dhe u rrëzua në tokë një pëllëmbë matanë vijës së bardhë të portës. Në pjesën e dytë jugosllavët shënuan dy gola me kokë më anë të qendërsulmuesit Ivica Osim, e pamundur të parandalohej shtatlarti jugosllav. Golin e katërt e shënoi mesfushori Lazareviç”.

Banketi

“Loja kishte përfunduar, sjell ndërmend ato çaste Todo Vaso Turma e malluar e shqiptarëve u lëshua poshtë shkallëve dhe u dynd në fushën e lojës. Ende thërrisnin; kuq e zi… kuq e zi… Ndërsa ne po largoheshim nga fusha, befas ndjeva duart e disa njerëzve nga pas. Po më ngrinin lart mbi kokat e tyre: “Bravo vëlla, na nderove!”. Nuk po kuptoja asgjë: çiltërisa, ngazëllimi i tyre po më habisnin. Ne kishim humbur ndeshjen dhe lavdërimet nuk shkonin. Duket se ata e kuptuan shqetësimin tim. Nisën të më shpjegonin gëzimin e tyre: “Dragan Xhaiç është krenaria e serbëve, më thanë ata, por ti e mposhte atë he burr’, nuk e le me marrë frymë…”. Po, atë çast e kuptova shpirtin e tyre: ata përpiqeshin të shprehnin triumfin e tyre ndaj asaj pjese të serbëve që përpiqej t’i fyente e t’i përbuste. Nga fusha e lojës po dilja bashkë me ta. E bëmë bashkë rrugën deri te dhomat e lojtarëve. Në mbrëmje u takuam në hyrjen e hotelit. Pjesa më e madhe ishin kosovarë. Kishte ardhur Sadedin Shijaku, student në Beograd, ishte edhe Sabri Bektashi, Halit Kumanova, djaloshi zeshkan me flokë të shkurtër e pak favorite, Esat Begunica nga Kaçaniku e të tjerë. Bisedonin me të gjithë lojtarët. Vetëm atë çast u kujtova që në çantën time kisha një tufë gazetash dhe revistash. Nxitova për në dhomën e hotelit, i mora të gjitha dhe ua shpërndava shqiptarëve. Pata përshtypjen se atë çast do të më kapnin agjentët jugosllavë, të cilët mund të ishin prapa kurizit tonë, por asgjë nuk ndodhi. I shpërndava të gjitha revistat dhe gazetat. Atë natë do të festonim së bashku. Banketi do të shtrohej në një sallë që kishte formën e një katërkëndëshi kënddrejtë. Gjendej në katin e 10 të hotelit. Shtroja e sallës dallohej nga dora artistike e mjeshtërve që kishin kompozuar një mozaik plot lule. Më kujtohet se në çdo faqe muri dalloje një pikturë. Përfytyroj katër akuarele që kishin dimensione disi të ndryshme, por jo të theksuara. Salloni i madh do të dukej i zhveshur nëse nuk do të mbante të varur në dy muret anësore nga verilindja. Gjashtë perde të rënda, të larta, gjysmë metri poshtë tavanit dhe pothuajse po aq afër dyshemesë, mbulonin thuajse gjithë dritaret, duke lënë pak hapësirë në mes. Aty dallohej një pëlhurë e bardhë, e dizenjuar posaçërisht për perde”

Xhaiçi

Po vinte Dragan Xhaiç. Që nga dalja e ashensorit me pamjen e një njeriu që përciell thjeshtësi ai ecte drejt nesh. Në pak sekonda u gjendëm ballëpërballë. Të veshur të dy me kostum e kravatë. Duke buzëqeshur ai më shtriu dorën. “Përgëzimet e mia…”, ia filloi ai. Pastaj pyeti: “Di serbisht”? Pyetja na la një çast të hutuar. “Vaso nuk di serbisht”, ia kthyen njëherësh Sabri Bektashi dhe Esat Kumanova. Meqënëse Sabri Bektashi ishte më i madh në moshë, ia lanë atij përkthimin: “Nëse loja ime në Tiranë kaloi e lehtë, tha Xhaiçi, nuk e prisja që këtu në shtëpinë time të ndodhesha në situata kaq të vështira, të cilat i patë dhe ju. Ky djalosh më ka befasuar. I uroj një karrierë të suksesshme”. Pas kësaj iu përgjigja unë: “Është nder i madh të luash me sulmuesin e majtë më të mirë të Evropës e një nga më të mirët në botë”. Pas kësaj ai u largua. Mes shqiptarve dukej sikur gëzmi nuk do të soste asnjëherë, përfundon rrëfimin e tij, Mjeshtri i merituar i sportit Teodor Vaso.

Nga Vepror Hasani /Naishtedikur.info