Filmi Toka Jone
Filmi Toka Jone

Filmi “Toka Jonë” u prodhua në vitin 1964.

Regjisor: Hysen Hakani, Skenari:Peçi Dado, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Çesk Zadeja.

Përmbajtja e filmit

Në një fshat në veri të Shqipërisë reforma agrare i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku një pronar i madh tokash në atë zonë. Fillon konflikti midis dy familjeve. Tuç Maku hakmerret duke vrarë Murrashin djalin e Lokes i cili ishte një nga aplikuesit e reformës agrare. Mbas kësaj tragjedie Lokja kthehet te fëmijët e saj Leka dhe Filja.

“Trajtat muzikore luhaten mes vjetërsisë së rendit feudal dhe ankthit të tambureve të luftës dhe risisë, shoqëruar me tonalitete optimizmi lirik. Shoqëria e re i ka thyer kufijtë, muret dhe normat e individualizmit fisnor tradicional; i ka çelur tokën e re për t’u punuar, por malësori mbetet më i vetmuar se më parë, me një shtrëngesë të re tragjike, me farsën e të qenit i lumtur. Kuptimi i trishtimit, të cilit i referohemi në këtë analizë, i përket rendit artistik, poetik, lebetitjes së ndryshimit të shpejtë normativ, por aspak atij politik. Vjen përherë një kohë kur e vjetra dhe rikthimi kah saj është e papranueshme në të gjitha dimensionet, por kjo nuk e pengon njeriun të vajtojë apo të ligështohet për atë që nuk është më e që ndoshta nuk do të rikthehet. Veçse, përtej trishtimit emocional të malësorit, ndodhet një trishtim tjetër, madje një dialektikë trishtimesh.”

Aktorët në role

  • Mario Ashiku…….. Leka
  • Marie Logoreci …….. Lokja
  • Loro Kovaçi …….. Tuçi
  • Vangjel Heba …….. Murashi
  • Roza Anagnosti …….. Filja
  • Luigjina Leka …….. Mara
  • Gaqo Spiro …….. Meti
  • Qemal Mehmeti …….. Vata
  • Ndoc Sheldija …….. Gjon Bardhi
  • Enver Dauti …….. Bardhoku
  • Tef Pali …….. Pali
  • Mihal Stefa …….. Mullisi
  • Besim Levonja …….. roja
  • Lazër Vlashi …….. prifti
  • Luan Qerimi …….. Cubi

në episode

  • R. Nenshati ……..
  • Çesk Vuksani ……..
  • Qenan Toro ……..
  • Zef Makashi ……..
  • Ilia Shyti ……..
  • Neki Shkaba ……..
  • Xhevat Serezi ……..
  • V. Peci ……..
  • Seit Boshnjaku ……..
  • R. Fisniku ……..
  • I. Shomo ……..
  • Gjon Karma ……..