Tonin Tershana
Tonin Tershana

Tonin Tërshana lindi në Shkodėr më 1 qershor 1949 dhe vdiq në Tiranë më 22 shtator 2015.

Tonin Tërshana, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Të dua o det” (kompozitor Tonin Harapi, teksti Mark Gurakuqi), merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH me këngën “Kur vjen pranvera”. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më së shumti trofe në Festivale. Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.