Pjesa e dytë e filmit ikonë të shekullit të kaluar, kthehet tani, u publikua edhe promo e filmit dje, siç pritej nga Tom Cruise, nuk përtoi as këtë herë të mahnit me skena aksioni e spektakli, transmeton Gazeta Metro.

Pilotin ‘Maverick’ i luajtur nga super ylli amerikan i ekranit, Tom Cruise, herën e fundit e kemi parë më 1986.

Tani tregimi vazhdon me të ende si pilot nuk mund të besohet ndryshe, përkundër viteve të kaluar. Si gjithmonë, shihet edhe në promon e filmit ka spektakël në filmin “Top Gun: Maverick”. Për tregimin e filmit nuk dihet asgjë deri tani.

Regjisori i filmit të parë, Tony Scott, ka vdekur tanimë dhe regjinë e filmit të dytë e ka kryer Joseph Kosinski. Rikthehet në rol edhe aktori tjetër i famshëm, Val Kilmer, në rolin e pilotit Ice, si dhe Jeniffer Connelly dhe Ed Harris./gazetametro.net