Midis dy lu, ftërave, kur bota po përjetonte lirinë e ekranit, befas zbulohen tre emra shqiptarësh që u shfaqen të parët në kinemanë botërore; Aleksandër Moisu, Kristaq Antoniu dhe Eleni Qirici

Moisiu ishte një nga aktorët më të mëdhenj në skenën e viteve ’30, duke u shfaqur në filmin e parë evropian me zë. Brenda kësaj kohe një djalosh simpatik shqiptar i pajisur me cilësi të rralla artistike, u duk në qiellin e Rumanisë. Ishte ky, Kristaq Antoniu.

Ndërsa aktorja tjetër që ka impresionuar publikun në atë kohë ishte Elena Qirici. Siç është bërë e njohur tashmë, ajo është vajza e parë shqiptare që del në ekranin e madh. E lindur në Australi nga babai shqiptarë, në vitin 1924 ajo këthehet në Shqipëri. Nën kujdesin e prindërve, balerina dhe aktorja Elena Qirici pati fillimisht një karrierë modeste brenda Shqipërisë. Prindërit e saj e dërguan në Vjenë, në një shkollë vallëzimi. Atje filluan të kërkonin qarqe artistike. Janë vitet ’30. Një mbrëmje, në Vienë iu shfaq oferta e parë, nga një shoqëri italiane e njohur për kohën, “Fratelli Schwarz”. Ajo nënshkroi një marrëveshje gjashtëmujore me teatrin revistë “Bartoldissimo”. Turnetë në Itali me këtë trupë tërhoqën vëmendjen e shtypit të kohës, të cilët e quajtën ‘La picola grande diva” (vogëlushja divë e madhe).

Qirici kaloi kufijtë italianë duke u angazhuar në shoqërinë “ABC” të Parisit, në krah të artistes së njohur Maria Dubas. Nga skena parisiene ajo arrijti në Holivud duke u angazhuar në një prej shoqërive më të mëdha kinematografike amerikane “Metro Goldwin Mayer” (MGM). Brenda vitit, Elena xhiron në Hollivud dy filma, në role kryesore. Në këto lartësi, si balerinë e këngëtare, akrobate me cilësi të larta aktrimi, Elena u vlerësua nga shtypi amerikan duke e barazuar me të famshmen balerinën amerikane të kohës Eleanor Powell.

Në vitin 1942, Elena rikthehet në Evropë, për filmin “Women of the day”, për të interpretuar së bashku me aktoren amerikane, Katherinë Hepburn. Pavarësisht sukseseve, vite më vonë, më 1954 ajo shkon në Australi, në vendin ku kishte lindur nëna e saj. E tërhequr nga skena, pikërisht në momentin kulmor të këtyre sukseseve, në vitin 1965 lidhi jetën me Gerard Ford, djalin e Presidentit të mëvonshëm të Amerikës, John Fordit

Përgjatë periudhës së lulëzimit të ekranit të lirë botëror, në Shqipëri shfaqen filma të aktorit të madh me orgjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut, i cili në kohën e Gjermanisë naziste dërgon kërkesën për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Në vitin 1902 Moisiu shkon të punojë në teatrin gjerman të Pragës kurse nga viti 1904 punon në Berlin. Turnetë e tij në të gjithë skenat e Evropës dhe të Amerikës e shpallën si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës së viteve ’30. “I shquar për kombinimin e zërit të tij dramatik, si dhe për temperamentin e tij ekspresiv, A. Moiusiu ka luajtur në skenë figura të kryeveprave dramatike botërore si Hamletin e Shekspirit, Fedjan e “Kufomës së gjallë” të Tolstoit, Moisiu luan në filmin e parë evropian me zë të shtëpisë filmike gjermane “Das Scharce”,dhe pas tij pasojnë “Sytë e Ole Brandis”, realizuar në vitin 1914, “Kulizzenzauber Barckerss” në vitin “Biri i tij i vetëm”, “Pique dame”, 1918, “Unaza e tre dëshirave etj.

Kristaq Antoniu lindi në vitin 1902 në një familje emigrantësh shqiptarë në Bukuresht dhe karrierën kinematografike e filloi kur ishte student i shkollës Mimo-dramatik. Roli i tij i parë realizohet në filmin rumun “Gjynahu i parë”. “Ka pak kohë që një djalosh simpatik shqiptar i pajisur me cilësi të rralla artistike u duk në qiellin e Rumanisë”, shkruan revista Minerva e vitit 1931. “Brilantissimo”, njoftojnë gazetat e kohës për interpretimin e përbashkët të Marcella Santinit dhe Kristaq Antoniut në operën “Kavaleri Rustikane” që shfaqet në Romë. Pas realizmit të filmit “Majori Mura”, 1927, si dhe dy roleve kryesore në filmat “Komiti” (Hajduci 1920) , e “Cokoj” (1931) , Kristaq Antoniu kthehet në Shqipëri ku vazhdon aktivitetin e tij si këngëtar lirik. Mbas disa vitesh me një veprimtari intensive në kinematografi, Antoniu kreu një kurs specializimi në qendrën eksperimentale të kinemasë në Romë. Ndërsa në vitin 1940 bën një tjetër kurs specializimi, tashmë në kanto, në Firence. Ai regjistroi në Itali në shoqërinë Columbia 15 këngë shqiptare, këngë popullore dhe krijime të kompozitorit Pjetër Dunga, i cili ishte edhe pianist, të cilat patën mjaft sukses.

mapo.al

Marrë nga: Albumi Akordet e Kosoves