Një mësues i tregon tre kukulla një studenti, dhe i kërkon atij të zbulojë dallimet midis tyre. Të tre kukullat duket se janë identike në formën, madhësinë dhe materialin e tyre. Pas vëzhgimit të mprehtë, studenti vëren vrima tek kukullat. Kukulla e parë ka vrima në veshë. Kukulla e 2-të ka vrima në vesh dhe gojë. Kukulla e 3-të ka vetëm një vrimë në një vesh.

Studenti vendos gjilpërën në vrimën e veshit të kukullës së parë. Gjilpëra del nga veshi tjetër. Në kukullën e 2-të, kur gjilpëra u fut në vesh, gjilpëra doli nga goja. Dhe në kukullën e 3-të, kur u fut gjilpëra, gjilpëra nuk doli.

Kukulla e parë përfaqëson ata njerëz përreth jush që të japin përshtypjen se ata po ju dëgjojnë të gjitha gjërat tuaja, dhe kujdesen për ju. Por ata thjesht pretendojnë ose hiqen sikur bëjnë këtë. Pasi ju kanë dëgjuar, fjalët u dalin nga veshi tjetër, gjërat që ju keni biseduar me ta i ka marrë era, janë zhdukur. Pra, kini kujdes ndërsa jeni duke folur me këto lloj njerëzish përreth jush, të cilët as nuk duan të dinë për ju.

Kukulla e dytë përfaqëson ata njerëz që ju dëgjojnë me vëmendje dhe të japin përshtypjen se ata kujdesen për ju. Por tek këta gjilpëra hyn nga veshi dhe del nga goja. Këta njerëz do të përdorin fjalët tuaja, dhe fjalët që u thoni atyre mund ti përdorin kundër jush, duke ua thënë të tjerëve dhe duke nxjerrë çështje konfidenciale për qëllimin e tyre.

Kukulla e tretë, gjilpëra nuk doli prej saj. Këta lloj njerëzish do të mbajnë besimin që keni tek ata. Ata janë njerëzit tek të cilët që mund të mbështeteni.

Morali: Rri gjithmonë në një shoqëri që është besnike dhe e besueshme. Njerëzit, të cilët dëgjojnë ato që u thoni atyre, nuk janë gjithmonë ata që mund të mbështeteni kur të duhen.

Marrë nga Moral Stories, përktheu dhe përshtati për Na Ishte Dikur, Olsi S. Ferazini – Naishtedikur.info 3 Shkurt 2020

Photo by Tyler Nix – via Unsplash.com