Saktësojmë se ky artikull është falë punës së faqes Kinematografia Shqiptare

Eshte nje gazmore e krijuar duke lidhur dhe pershtatur titujt e filmave te shoqeruar me disa nga batutat me te kendeshme ne keto filma. Ne thojza jane futur titujt origjinale te filmave.

I Ishte “Nje vjeshte e nxehte”, kur ne “Rrugicat qe kerkonin diell” kaluan “Tomka dhe shoket e tij”. Ne kete qytet, pak me tej “Pertej mureve prej guri “, banonin “Shoku yne Tili “ , “Beni ecen vete” dhe “Mimoza llastica”. Ishte “Nata e pare e lirise” . Aty nga “Mesi i erresires”, u degjua “Thirrja” e forte e “Kapedanit”, deri “Ne shtepine tone”:

-O Shazo kur te nduke mustaqen e majte, ti shkrepe topin e majte. Kur une te nduke mustaqen e djathte ti shkrepe topin e djathte! Po Shazon ku ta linte kryetarka, ah ajo kryetarka….! Bequa ne kete kohe po i tregonte xha Sulos qe “kishte pare djalin e tij me kryetarken qe po ashtu-shin, po he pra po putheshin. Te dy vrapuan me nxitim jashte dhe u ndalen perpara nje shtepie dy kateshe: – E shikon ate pocin atje, tek shtepia e Sotirices? Ja kur ta thaj tani, – tha xha Bequa -Kush mo ti? Ti s’ke qelluar kur ke qene i ri jo me tani -ia priti xha Suloja.

Po ate mbremje te gjithe e ndjenin se po nisnin pak nga pak, “Agimet e stines se madhe”, kur ja befas, u degjua dikush qe po therriste: “O Soll Lili! O Soll Lili! -Solle Lili i sat’eme, more jezit, u pergjegj dikush! Pastaj ra qetesi! Ishte “Kronike e nje nate”

“Tre vete kapercyen malin”, dhe kaluan neper “Brazdat” ! – E rregullove traktorin? Tani beji shurren bahces- u degjuan qe tha njeri nga ato qe po ecinin permes andej nga “Toke e pergjakur” dhe u futen me shpejtesi ne “Pylli i lirise “. – Ore Llazi – u degjua te thoshte nje tjeter – me mua fshi hundet ti . – -Hundet e sat’eme – ia priti “I treti”

“Nata pa hene “ kishte mbuluar gjithcka. Ecen pa folur per nje cope rruge. Ngjasonte si nje “Duel i heshtur” Haha hahaaaa! U degjua nje e qeshur e madhe. – Po ti qenke personazh komedie mor djale, – po puna e komisarit ishte lojaaaa hahahahah! Kesaj radhe qeshen te tre dhe u ndalen ne nje vend. – Kjo eshte “Toka e jone “ tha njeri prej tyre, na e la babai…..pa degjo, “Perse bien ato daulle”? – vazhdoj ai. -C`ne daulle ore tutkun, eshte “Njeriu me top” Mato Gruda duke qelluar mullaret e Mere Fisit, “qe thua ti”! Kur befas, dikush qe ishte fshehur pas nje peme doli dhe u therriti: – He edepseze, keni ardhur per te vjedhur eee? Cfare kini ne thes? -Qymyr – u pergjegjen nje zeri. -O Shaqo, u mbush ajo arka mo? -U mbush ore u mbush – u pergjegj shoku i tij diku nga prapa! -Hajde shkoni shpejt ndihmoni zoterin! Perkundrazi ata renden me vrap dhe u ndalen tek “Bregu i ashper”. Perpara u doli “Ceta e Vogel” me pese vete. -Kot po iu tham, por pak pa shkue tek zalli atje kam pa Pjetrin me do xhandare- tha dikush nga te cetes . – Pjetri le te urdheroj gruan e tij ne shpine e vet-tha njeri nga keto te tre.

II

“Ata ishin kater “ ne fakt nga ai grup qe ishin nisur me mision qe “Kur zbardhi nje dite “. Trimat e Selfo Qorrit u kishin dale ne “Prita”, pikerisht ne njerin nga ato “Mengjeze lufte”. Trimat te shperndare sa andej ketej, ia kishin dhene kenges: “Perreth flamurit kuq e zi/edhe kombi lart po shkon/shqiptaret per Shqiperi / ja te vdesin ja te rrojne. Dhe ja befas roja e tyre i kishte pikasur teksa po afroheshin. Ndal!! Ke degjuar ti per trimat e Selffos apo te kruhet kurrizi? Keto trima te papare edhe simbas “Historianit dhe kameleoni”, mbasi kishin rrembyer nje thes me miell, kishin filluar te gjuanin njeri tjetrin. – Po, ky qenka miell more zullap! – Oh, c’do te shqepemi me petulla sot! – Hallall e paci o trimat e Selfos, thosh nje barkalec, qe dukej se ishte kumandari.

Atje metej ndodheshin “Malet me blerim mbuluar”, qe duket sikur oshetijne akoma nga thirrjet “O Lilo labja ore hej, o Lilooo “ dhe qe ruajne akoma “Gjurme ne debore” te atij grupi Partizan kur mbante Lilon e pla, gosur. Atje tej po behej nje “Dasme e cuditeshme”:

-Dyfeku do mustaqe- thoshte xha Lamja. – Po ore po, do mustaqeee, se kur s’ke ku ta varesh, frap e ne grep te mustaqes. U degjuan te qeshura te forta….dhe pas pak njerezit u grinden. – ..ta paca borxh o Safa Ymeri , ky i fundit ngaqe nuk kishte ku te shfrynte inatin dhe mbasi i tha te vellait te hante te gjithe mishin c`kish mbetur nga dasma, ia flakeriu nje shpulle te birit, te cilit i dogji per disa dite, aq e forte ishte!!

Ishin kujtime qe vinin nga nje “Kohe e larget “, ishin “Tinguj lufte “, liria qe do vinte duke pershkruar “Shtigje te luftes “. – Kush kalon aty? – thirri roja qe kishte vendosur fshati. -Jemi ne trimat e malit. Na ka derguar shtabi. Na duhen ushqime dhe veshmbathje, kemi ardhur t’i marim -Ju nuk keni pse i merrni, mbledhim fshatin dhe pastaj…-tha nje fshatar -Si more te presim ne sa te mblidhet fshati? Ne bejme lufte atje kurse ju beni palle ketu. -Mbaje gojen ore shok…. -Cfare ndodhe atje? -Kundershton shoku Kanan! Pauuu!! U degjua nje shuplake e forte!! – Lidheni qenin!!

Befas, kujtimet u nderprene si “Fije qe priten”. Tani “Koha nuk pret “ me. Kishin ardhur “Vitet e para” te rindertimit te vendit.

– C’te keqe iu bente kjo Ure. Pse e ckaterruan. Jo, po me thoni xhanem me uren c`paten” donte te dinte nje plak babaxhane. -Ore uren per ta ndertuar, do ta ndertojme, po eshte puna ta bejme me te sojme, te mbaje makinat mbi te, u pergjigj xha Loni. -Makinat the? Ia priti Shahini, dyqanxhiu i fshatit – as gomaret nuk mban ajo ure qe do te ndertojme ne.

III

FUNDI I PJESES SE PARE!

Vazhdon……!

Burimi: Kinematografia Shqiptare në Facebook