Një burrë u ndal në një dyqan lulesh për të porositur disa lule pasi do të shkonte të vizitonte nënën e tij që jetonte disa milje larg. Ndërsa doli nga makina e tij, ai vuri re një vajzë të vogël të ulur në parvazin e dyqanit. Ai e pyeti se çfarë problemi kishte dhe ajo u përgjigj, “Doja të blija një trëndafil të kuq për nënën time. Por unë kam vetëm shtatëdhjetë e pesë cent, dhe një trëndafil kushton dy dollarë. “

Burri buzëqeshi dhe tha: “Ejani me mua. Unë do t’ju paguaj paratë për trëndafilin. “Ai i bleu vajzës së vogël të trëndafilin dhe porositi lulet për nënën e tij por e porositi shitësen se do të vinte ti merte ato më vonë. Ndërkohë, ai i thotë vajzës së vogël se edhe mund ta dërgonte me makinën e tij në shtëpi. Ajo i tha, “Po, të lutem! Nëse keni mundësi të më çoni tek nëna ime.

Pasi e dërgoi vajzën e vogël në shtëpi tek nëna e saj, ai u kthye dhe mori buqetën me lule tek dyqani dhe u nis për tek nëna e tij.

Morali: Jeta është e shkurtër. Kaloni më shumë kohë me njerëzit tuaj të dashur dhe kujdesuni më shumë për prindërit. Shijoni çdo moment me ta para se të jetë vonë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa familja.

Photo by ANDI WHISKEY via unsplash.com

Përktheu dhe përshtati për faqen Na Ishte Dikur, Olsi S. Ferazini /Naishtedikur.info 2 Shkurt 2020