Një njeri u ndal pranë dyqanit të luleve për t’i porositur dhe dërguar lule nënës së tij, e cila jetonte në një qytet tjetër …

Kur doli nga makina, pa një vajzë të ulur në trotuar duke qarë. Iu afrua dhe e pyeti se çfarë i kishte ndodhur, e ajo u përgjigj: “Kam dëshirë t’ia blej një trëndafil të kuq nënës sime, por nuk kam para të mjaftueshme.”

Njeriu qeshi dhe tha: “… Eja me mua, unë do ta blej një trëndafil” Ai ia bleu vajzës trëndafilin dhe i porositi lulet për t’ia dërguar nënës së tij. Duke dalë nga dyqani, ai e luti vajzën që ta shoqëroj me makinë deri te nëna e saj. Ajo me kënaqësi pranoi. Pas udhëzimeve të vajzës, ai e shoqëroi deri te varri, ku ajo e vendosi trëndafilin.

Njeriu menjëherë u kthye në dyqanin e luleve, anuloi dërgimin e luleve, mori një buqetë dhe shkoi në qytetin tjetër për ta vizituar nënën e tij.

Mësimi:

Jeta është e shkurtër. Shpenzoni më shumë kohë duke treguar dashuri dhe kujdes për njerëzit që ju duan.

Shfrytëzoni me kënaqësi çdo çast që ta kaloni me ata para se të jetë tepër vonë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja juaj…

Burimi: www.islamgjakova.net