Nga Kozma Borova

Treni ne Librazhd, 1978. Stacioni eshte majtas, aty ku duket ai vinci ure, i cili edhe sot eshte ne ate vend, besoj jo ne gjendje pune.

Vagonat kryesor para 1990 kane qene vagonet kinez qe mbanin rreth 130-150 persona ulur. Kishte edhe polak ato me dhoma. Vagona cek nuk me kujtohen (nuk mund te them ka patur apo jo por une flas pas fillimit te viteve 70 kur erdhen vagonet kinez se me perpara kishte tipe te ndryshme qe une nuk i di), ne 1986 erdhen vagona francez.

Nga 1993 erdhen 2 tipe italian, rreth viteve 2000 erdhen austriak. Para viteve 90 kishte edhe pak fare vagone qe prodhoheshin ne Shkoder (jo karretat).
Keto ne kete foto jane kinez, zona e Mirakes, Elbasan-Librazhd 1973

Ekskluzivisht për faqen Naishtedikur.info nga Kozma Borova. Artikulli mund të merret dhe publikohet duke përmendur burimin dhe autorin.