Kjo ngjau në pasditen e së dielës së 5 tetorit të vitit 1965. Në stadiumin “Qemal Stafa” zhvillohej ndeshja midis “Partizanit” dhe “17 Nëntorit “, për fazën e parë të kampionatit kombëtar, ose, ta themi më shkoqur, midis Tomit dhe …Xherrit, po të nisemi nga seria aq e bukur e filmave vizatimorë qw kemi parw prej vitesh shpesh nw ekranin e TV-sw …

Komentin e ndeshjes nw Radio do ta bëja unë më Anton Mazrekun.
Kishte disa vite që “tomxherristët” tanë, tërhiqnin jashtë mase tifozët, që përpinin shkëllët e stadiumit. Ç’të bënte i gjori stadium, i cili që në projektin italian të vitit 1940, kur kishte nisur të ndërtohej, ishte parashikuar që të mbante mbi shpatullat e tij rrumbullak 12 mijë shpirtra, kurse në vitet ’60 atje vërshonin të paktën 15-18 mijë? Kësisoj, poshtë tribunës qendrore u ngritën dy tribuna prej dërrase; po kështu edhe në tribunën përballë saj. Mirëpo në stadium bënin hyxhym të babëzitur turma të panumërta shikuesish, që futeshin si të mundnin, me bileta dhe pa bileta.
Kështu ndodhi dhe atë ditë.

Ndërkohë, mizëri njerëzish kishin mbetur jashtë stadiumit , të gatshëm qw, sapo t’u jepej rasti tw bwnin yrysh. Dhe,sapo filloi loja, sinjalin e këtij rasti e dhafutbollisti i “Partizanit”,me mbiemrin Qojle, i cili, një të bërë një piruetë mu brenda zonës së rreptësisë së bardhebluve, dhe i këputi një shqelm topit, cili sakaq u sikteris në rrjetë. Bash atë dekikë, portat e stadiumit shpërthyen e hallku u ngrit e fluturoi ku të mundte, bile edhe mbi kokat e atyre që ligjërisht ishin në stadium.
Të tëra këto unë dhe Antoni i pamë nga kabina e komentimit. Nuk po zgjatem në përshkrimin e ndeshjes , që u mbyll vetëm me këtë gol, megjithë aventurat tomxherriste të lojtarëve në fushë, që nuk kishin të sosur, sepse, në minutat e para të pjesës së dytë, kur radhën për të komentuar e kishte Antoni, ndodhi ajo që as në ëndërr nuk e kisha parë.

Tamam tribuna portative, me shkallë druri, ngritur para disa vitesh, rrahur nga era e shiu, që mbante në kurriz atë mizëri tifozëzh të fantaksur , u hepua si kuti shkrepwseje dhe u shemb. Brenda pak sekondash një fashë e stërmadhe, e gjatë më shumë se gjatësia e fushës së futbollit, e gjerë sa pista e vrapimit, u anua dheme njw rrapwllimw dhe u bë rrafsh me sipërfaqen e mesores së epërme të stadiumit. Dhe të mendosh se mijërat e njerëzve u ndodhën sakaq, më këmbë, të ngjeshur njeri pas tjetrit,si sardelet në kuti, pa kuptuar se ç’po ngjiste.

“Tërmet, tërmet!”, u dëgjuan britma që të bënin të të ngriheshin qimet drizë nga tmerri.Veç kur sa të hapësh e të mbyllësh sytë, dallgë mbi dallgë, turma të hallakatura rrafshuan telat të mbajtura nga purteka të forta hekurash dhe vetëtimthi, në atë mish-mash, u gjendën në fushë.
S’do mend që ndeshja u ndërpre dhe futbollistët lanë ndjekjet e topit dhe njëherësh u vunë të ndiqnin dhe tw ndihnin të dëmtuarit që nuk ishin të pakët, por lavdi zotit, jo me rrezik jete.

Në këto e sipër, drejtori i përgjithshëm i Radio Tiranws, që po e ndiqte ndeshjen një radhë poshtë kabinës sonë, u ngrit dhe ma bëri me shenjë që transmetimi të ndërpritej. Mirëpo Antoni çuditërisht, vazhdoi me të tijën… Dhe bëri mirë…
Në qoftë se ka ndonjë rast tipik ku tragjikja ngjizet me komiken, ky rast ,pra, u shfaq atë ditë në stadium…

Do t’u lutesha lëçitësve të këtyre radhëve të ndiqnin bashkë me mua një ndodhi që zuri fill disa orë para ndeshjes dhe që ka për heronj dy …pijetarë. Njwri prej tyre nga Shkodra, duke dashur të shihte një shfaqje mëngjesore të Estradës sw Tiranws, ngaqë avujt e fernetit a konjakut kishin nisur t’i gudulisnin trutë, në vend që të blinte dy bileta estrade, për vete dhe për një shokun e tij, bleu nw dorw dhe me $mim tw kripur jo njw, por dy bileta sporti. Dhe nga njw matrapaz, sepse biletat pwr kwtw ndeshje ishin shitur me vakt e me kohw.Ta pret mendja se kur u gjend te dera e hyrjes swEstradws biletaprerwsi, kur pa xurxulle ktheu mbrapsht, duke i shpjeguar wmblas se duhej t’ia mbathte pwr nw stadium.

Meqë shoku nuk po i vinte, tek po priste në pijetoren poshtë hotel “Pezës”, u njoh me një “ortak” të thekur të gotës qw ishte nga Durrësi dhe në bisedë tw dyi dhanë kakar të shkonin së bashku në stadium, madje dy orë para se të fillonte ndeshja. Doemos, për të kaluar këtë goxha kohë, u ndodhën në shoqëri të…dy faqoreve me raki, që i mbushën paq. Dhe që të ishin sa më rehat, u ulën në shkallaren e fundit. Më e bukura ishte se asnjeri dha as tjetri nuk kishin haber nga futbolli e jo më tw dinin secilat skuadra do të zbrisnin në mejdan.Të dy krenoheshin se njëri ishte nga Durakiumi i lashtë i Karl Topisë, kryeprincit të principatës arbëreshe, dhe tjetri nga Shkodra e Teutës, mbretëreshës së famshme ilire.

Kësisoj, kur nisi ndeshja dhe tifozët çirreshin ndërsjelltas: “Forca, Tirona!”, ose “Forca, Partizani!”, ata përmendeshin e, si për inat të tyre, i mëshonin zërit në kupë të qiellit: ”Forca,Karl Topia!”e tjetri: “Forca, Teuta!”, duke i lwnw tw pataksur tifozwt tirona-partizanas.
Ndërkohë, jo shumë larg kabinës sonë, ku Antoni po vazhdonte ligjërimin e tij, një tifoz fytyrë reshkur, po hahej me të tjerët përreth që nuk e linin të ngjitej sipër.

“Amani, more, -u lutej ai, – më lini të dal se po më shpëton e madhja!”

Po kush ia kishte ngenë, kur të tërë ishin rrasur e bërë pelte pranë njeri -tjetrit.

“Mbaje sa të mbarojë ndeshja, – ia këpusnin ata, – bile rras në prapanicë ndonjë shtupë që të biesh rehat”.
Dhe nuk kishin faj, aq më tepër që njeri prej tifozëve, ngjitur fytyrereshkurit, kishte ngrënë në kokë një shishe arançate, që shitësi nga lart ia kishte flakur një blerësi, një shkallë më poshtë, kurse tjetri ishte bërë helaq nga dy petulla, për pa nishanshmwri ,përsëri të shitësit që duhet thënë se ishte esëll. E tani ishin të shtrënguar të dëgjonin dërdëllitjet e tifozit fytyrëreshkur, që të themi atë që është për të thënë, ishte në gazep të zotit.

Mirwpo,pas shwmbjes sw shkallwve…njw nga tofozwt, duke zwnw hundwt me dorw dhe shtrwmbwruar surratin, tha:
“Aha, i mbushi brekët ky!”.

Të tërë kthyen kokën nga fajtori.

“Po jua qava hallin”,- bërbëliti ai me zë të përqarë.

“Turp të kesh, ti alamet burri, – iu gërmush një tjetër. – Ti u dhjeve, jo se nuk mund ta mbaje, po sepse të hyri data nga këto që pe”.” Po, pse nuk ju shkuan dhe juve shtatë në qase? Twrmet e kaluar twrmetit ishte! “-u mbrojt dhjeraniku.

“Na shkuan që ç’ke me të, por e mbajtëm veten duke shtrënguar grykwn eprapanicës. Por tani teru që këtu, se qelbe tërë stadiumin”. Dhe dhjeraniku fytyrëhequr, që doli që nuk ishte as trim, zdruq-zdruq, shalahapthi, u ngjit nëpër shkallë dhe të tërë rreth tij, që pak më parë nuk e linin të bënte xhap, i hapën fët e fët rrugën që të shpëtonin nga kutërbimi hundëshpues.
Në këto e sipër dy faqorerakizbrazësit tanë durrsako-shkodranë, nuk kishin marrë vesh se ç’ zallamahi po ndodhte në shkallët e stadiumit. Shkodranin e kishte përlarë me gjithë lecka dallga e tifozëve dhe e kishte përplasur në…fushë, ku, pasi kishte ngrwnw pa dashkëza ca shkelma, i kishtë rënë të fikët dhe as vetë nuk e kishte kuptuar si ishte degdisur në ndënjëset e buta të një “Zimi” byroist dhe prej aty në spital…

Durrsaku ishte rrëfyer më stoik ndaj këtij rrebeshi. Kishte mbetur i tulatur aty, pa lëshuar nga dora armën e tij…faqoren, por edhe pa i rënë ndërmend se ku kishte bitisur faqorerakizbrazësi shkodran.
Sa për Anton Mazrekun, ai meritoi lëvdatat më të mëdha. Për afër 10 minut e mbajti mikrofonin me komente gjithfarësh, ndërsa dëgjuesit, falë tij, nuk kuptuan fare se ç’kishte ndodhur në stadium. Shumë-shumë e kishin marrw me mend se ndeshja ishte ndërprërë, se futbollistët po grindeshin më gjatë se herët e tjera me gjyqtarin, siç ndodhte jo rrallë….

Burimi: www.voal.ch