Nga Gori Merkuri

Triskën e mbaj mend vetëm në vitet e krizës 1950-1952.Kanë qenë vitet e një thatësire të tejzgjatur,ku sytë mbaheshin nga qielli për një pikë shiu.Kanë qenë vitet e parmendës prej druri me një plor të bërë nga kovaçi.Fshati gjithmonë vetëm bukë misëri ka ngrënë,me përjashtim të pakë javëve në kohën e lëmit.

Parrulla në kohën e lëmit (korrjes) ishte: “Lëmin e parë shtetit” me një shtojcë “tepricat shtetit”.Ka qenë një vendim i KM ku përcaktonte: qyteti 100% bukë gruri dhe bukë misëri sipas dëshirës,ferma 85% bukë gruri dhe 15% bukë misëri.

Kishte një dallim: në Tiranë bukë gruri në dyqan merrte çdo qytetar,kurse në qytetet e tjera shitësja e bukës kishte listën e blersave.Kur shkonte dikush tjetër,ajo të shikonte në sy dhe të thoshte “nuk të kam në listë”.Kështu ka qenë deri në 1991.

E keqja e sotme është tek përbërja e bukës.Sot buka nuk e ka më aromën e grurit. /Naishtedikur.info