FOTOALBUM – Qyteti i B.Curri, Tropojë, vitet 1969, 1980, 1990, Pamje Panoramike, te viteve 1969, 1980, 1990, Muzeu, Spitali, Godina banimi etj.

Bajram Curri është territor në veri të Shqipërisë. Ai bën pjesë në Rrethin e Tropojës. Si njësi administrative ajo përfshihet në qarkun e Kukësit.Qyteti i Bajram Currit është qëndra më e rëndësishme administrative dhe funksionale e rrethit te Tropojës. Qyteti rrethohet nga disa fshatra te komunës Margegaj. Në veri ai kufizohet me fshatin Margegaj, në lindje me fshatin Paqe, në jug dhe perëndim me fshatin Fushë-Lumi. Ndërsa si komuna fqinje në veri kufizohet me komunen Margegaj, në verilindje me komunën Tropojë, në jug me komunën Llugaj dhe Bujan. Qyteti i Bajram Currit ka një sipërfaqe prej 165ha ,në të cilën jetojnë 8500 banorë. Dendësia mesatare e popullsisë është 27b/km2.

Harta fizike e rrethit Tropoje
Zona të njohura është lugina e Valbonës dhe zona e Alpeve.Qyteti i Bajram Currit është qëndra kryesore administrive e Tropojës, ku është përqëndruar numri më i madh i popullsisë, në krahasim me komunat përreth si dhe ka një zhvillim social-ekonomik të bazuar në sektorin e shërbimeve./Naishtedikur.info

Përgatiti: E. Çela ekskluzivisht për Naishtedikur.info