Ashtu si çdo gjë tjetër edhe turizmi ka qenë i kontrolluar në Shqipëri, për shkak se vendi ynë ishte i izoluar. Shumica e turistëve vinin nga vendet e tjera komuniste, me të cilat shqipëria kishte marrëdhnëia të mira ekonomike dhe tregtare.

Turistët në atë kohë e konsideronin veten me fat që e vizitonin vendin tonë, sepse ishte thuajse e pamundur te shihje dhe të ishe dëshmitar se si jetonin njerëzit nën regjimin komunist. Ishte vend i ndaluar, njësoj siç ëhstë Korea e Veriut në ditët e sotme, ose Kuba dy dekada më parë. Jo të gjithë kishin mundësi t’i shihni këto vende diktatoriale.

Disa sekuenca filmike të rralla që tregojnë turizmin në Tiranë në vitet 50 janë publikuar nga Televizioni Scan Tv. Është një dokumentar i prodhuar në vitin 1963 nga Kinostudioja shqiptare, të cilat tashmë janë kthyer me ngjyra nga një labortator në Hungari.

Edhe pse numri i turistëve ishte i ulët, industria e turizmit ishte mjaft e organizuar. Turizmi s’ka qenë prioritet për ekononminë shqiptare, por në atë kohë ekzistonte Ndërmarrja Kombëtare e Turizmit, e njëjtë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit sot. Turistët kishin autobusin e dedikuar për të mbërritur në Shëipëri, ishin të shoqëruar nga një guidë, i cili dinte shumë mirë të gjithë historinë dhe ishin udhëzuar mjaft mirë se çfarë të tregonin dhe jo një vizitori të huaj. Guidat në atë kohë dinin gjuhë të huaj si Anglisht, Frengjisht, Rusisht etj.

Vizitorët ishin të paralajmëruar me rregullat e veshjes para se të vinin në shqipëri. Mbi të gjitha, viza turistike nuk zgjaste më shumë se një muaj. Të gjitha pajisjet që kishin si p.sh, aparat fotografik, ose radio duhet t’i deklaronin në pikat kufitare, si në Portin e Durrësit ose Aeroport. Turistët ishin lajmëruar më parë se si duhet të visheshin, pra nuk duhet të dilnin nëpër rrugë me funde të shkurtra, apo rroba banjo, sepse ishin të ndaluara.

Siç mund ta shihni në video sjellja në rrugë e turistëve është e kujdesshme. Fustanet e turisteve janë në gjatësi normale, i vetmi akesor ishte kapeja ose çanta e dorës. Detajet që i bënin të dallonin që ishin turistë, ishin aparati fotografik dhe buzëqeshja e habia e tyre kur vizitonin vendet tona.

Hotel Dajti ishte hoteli në video, i cili mirëpiste turistët në bulevardin kryesor të Tiranës. Në këtë dokumentar shfaqet restoranti dhe ushqimet që shërbeheshin në atë kohë. Hotel Dajti ishte hoteli më modern në atë kohë dhe mbase hoteli më i përgjuar.

 Ky dokumentar dukej si një film i kohëve të vjetra, por në fakt njerëzit që kanë qenë në atë kohë janë ende gjallë edhe sot dhe që tregojnë historitë e tyre me turistët, pasi kanë punuar me ta në fushën e turizmit. Në video shfaqen punonjësit e portit që përshendesin me dorë vizitorët e huaj që drejtohen në autobusat e qyteteve. Shqipëria e ka treguar se mikpritja e ngrohtë i dallon nga vendet e tjera. Ne i presim vizitorët si mysafirë dhe jo si turistë.

Burimi: visit-tirana.com