Gaqo Çako, Artist i Popullit, Mbreti i Operas Shqiptare. Gaqo Çako bënte krenar ç’do shqiptar, këngët e Tij mbrinin si fllad pranvere në zemrën e kujtdo prej nesh. Ndaj sot, në këtë ditë të rrugëtimit të Tij për në Parajsë, kushdo që e quan veten shqiptar nxjerrë nga shpirti i tij fjalët më të bukura ne dispozicion të mendjes së tij për të shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Po më shumë se gjithë të tjerët këtë gjë duhet ta bëjnë tiranasit, vendi ku Gaqo Çako shkriu talentin e Tij për të kënaqur atë popull kulturdashës. Tirana ishte vendmbrritja e Gaqos, ishte Kuçova ajo që e rriti dhe e bëri gati për kryeqytetin, ishte Kuçova që e solli si Princ në Tiranë dhe ku më pas ai u shndërrua në mbret të Operas Shqiptare.

Ndaj edhe unë, si një prej kuçovarëve që i dhemb vendi dhe populli i tij, shkruaj këto rreshta në nderim të Gaqo Çakos, Pavarotit shqiptar me kontribute te cmuara ne Kucove dhe Tirane. Qofsh i paharruar, o i madhi Gaqo Çako!