Një mbrëmje, një plak indian po i fliste nipit të tij për betejën që bëhej brenda në shpirtin e njeriut dhe po i thoshte:
-Biri im, beteja bëhet midis dy ujqve që të gjithë ne kemi brenda nesh.

Njëri është Ujku i zi, i cili është i Keqi. Ai përfaqson zemërimin, xhelozinë, dëshpërimin, famëdashjen, arrogancën, fajësinë, fyerjen, gënjeshtrat dhe lakminë.

Tjetri është ujku i bardhë, i cili është i Miri. Ai përfaqson gëzimin, paqen, dashurinë, shpresën, qetësinë, modestinë, xhentilesën, humanizmin, dhembshurinë, bujarinë dhe të vërtetën.

Nipi u mendua për pak sekonta dhe në vijim pyeti gjyshin e tij:
– Cili ujk fiton?

Plaku Indian ju përgjigj thjesht:
-Ai që ti ushqen më shumë.

Burimi: Akropoli i Ri