Eci kembezbathur ne ato rruge ku ju mendoni se me kepucet e ciles marke do ecni sot.
Rremoj i dremitur, i pa ngrene ne cdo cak qe ti ke vertitur nje leter a nje karton.

Sot hengra tostin e hedhur ne kosh qe ti kishe lene pergjysme, sepse ishe i ngopur. E mora dhe e hengra qe te shuaja urine.
Sa here qe hap syte ne mengjes shoh drejt qiellit, catise sime te vetme, qe here-here eshte i buzeqeshur, e here te tjere i mbytur nen lot, ashtu si une.
Boten time e rrethojne mure te kartonta qe sa i pushton nje shi, me braktisin duke perqafuar te ftohtin. Pervecse me duhet te jetoj i uritur dhe ne te ftohte, me duhet te jetoj dhe ne perbuzje.

Nuk e dija cdo te thoshte perbuzje, ma tregoi nje dite nje femije si une qe kishte veshur rroba te ngrohta e te buta, kepuce qe shkelqenin dhe ne duar mbante nje loder elektronike e nje kukull te pafajshme.

Kisha shume deshire t’a prekja ate kukull, doja ta ndieja sesi ishte te kishe nje kukull dhe… dhe e preka. Me veshtroi sikur t’i kisha rrembyer boten dhe filloi te qaje me denese duke ma vervitur kukullen ne fytyre duke u betuar me ngasherim qe s’donte ta prekte, sepse duart e mia ishin te pista.
Fillova te lotoj dhe shihja kukullen ne sy, ajo me buzeqeshte. Ishte gezimi im i vetem dhe i pare qe dikush po me buzeqeshte mua.

Me duart e mia e rrembeva kukullen e hedhur dhe e shtrengova fort ne gji, ndieja sikur kisha ngrene te gjitha gjellet e botes, sikur kisha veshur rrobat me te ngrohta te botes, sepse dikush po me perqafonte vertet plot dashuri, duke mos u sjelle me mua sikur te mos isha inekzistent.

Burimi: Fotografite Qe Kane Bere Historine.