Nga Aldo Vaska

Në hekurudhën Elbasan -Përrenjas, që kalon në një terren të vështirë malor u ndërtuan 15 tunele me gjatësi të përgjithshme rreth 4 km. Tuneli më i gjatë ishte ai i ndërtuar në Murrash me gjatësi rreth 990 m.Në vazhdim të hekurudhës për në Guri i Kuq u ndërtua në Qafë Thanë tuneli hekurudhor më i gjatë në vend me gjatësi rreth 3020 m.

Projektimi për përcaktimin e pozicionit të vendosjes së tuneleve në kushtet e vështira të terrenit malor dhe kushteve gjeologjike, u bë mbi hartën e trasimit që mori parasysh këto kushte. Në zonën e Murrashit para qytetit të Librazhdit, ku ndodhet një zonë e dukshme rrëshqitëse dhe rrjedhje të materialeve nga skarpatet dhe që ka qenë gjithmonë problem për trafikun automobilistik, u trasuan dy tunele dhe një urë mbi lumin Shkumbin, duke devijuar totalisht zonën.

Në këtë zonë u bë dhe rikonstruksioni i rrugës mbas vitit 1992, por nuk u zgjodh eliminimi i rrëshqitjeve dhe rrjedhjeve të ngurta, rrjedhimisht kjo zonë është vështirësuar për trafikun rrugor. Në këtë pjesë hekurudha me dy tunele të lidhura me urë nuk ka pasur asnjë problem. /Naishtedikur.info