Nga Tomi Poreçi
Ura Hekurudhore e Bushtricës; ura më e lartë hekurudhore në Shqipëri (por edhe mbi ato rrugore, deri në mbarimin e Rrugës së Kombit). Gjatësia e saj është 255 m, lartësia 48 m, gjerësia 14 m, ndërtuar më 1973 për linjën Elbasan – Prrenjas. Ka 15 hapësira në themelet prej betoni masiv, këmbët prej betonarmeje, me seksion katërkëndësh. Mbistruktura është me trarë betonarmeje monolite.Sa sakrifica kërkoi kjo urë!!!Fotoja është e fill. v. ’80-të.

Koco Jani: Është ndërtuar me aksion nga studentët. Në 6.30 bëhej nisja nga fjetorja. Bukë e marmalatë me vete. Ishte kënaqësi për atë kohë. Punohej me vullnet e forcë rinore. Të dalluarëve ju jepej nga një S, si stimul moral. /Naishtedikur.info