Të gjitha elementet se si duhej zhvilluar operacioni i fshehtë për të zëvendësuar punëtorët “ar, miq” me komunistët

Nga Leonard Veizi

Nuk mund të thuhej se diktatura komuniste ishte konsoliduar fort në Shqipërinë e pas-Luftës së Dytë Botërore, por edhe të gjitha masat e marra në atë kohë nga partia-shtet shkonin drejt të njëjtit qëllim. Konsolidimi i pushtetit kishte filluar të bëhej me shpejtësi me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha hallkat e saj. Dhe një ndër këto elemente ishte dhe mbajtja larg me çdo kusht e të gjithë atij kontingjenti, që sipas punëtorëve të partisë apo agjentëve të Sigurimit të Shtetit, klasifikohen si kundërshtarë të regjimit ose thënë ndryshe me terminologjinë e kohës: ar, miq.

Pikërisht. Spastrimi i aparatit shtetëror nga elementët ar, miq. Ky ishte prologu i një lufte që do të vazhdonte gjatë midis komunistëve në pushtet dhe kundërshtarëve të tyre politikë të të gjitha ngjyrave, legalistë, ballistë apo dhe asnjanës, por që i përkisnin borgjezisë së shpronësuar. Fillimisht nuk do të kishte vend pune në administratën apo ndërmarrjet shtetërore për të gjithë ata që kishin pasur një qëndrim të ndryshëm nga komunistët gjatë luftës për Çlirim. Ndërsa për kundërshtarët e tjerë të pushtetit, ata që do të cilësoheshin më pas si të tillë, dënimet do të kishin vlera të tjera. E megjithatë, lufta e klasave kishte filluar e ashpër. “Për ar, miqtë nuk duhet të kishte më vend”. Kjo do të ishte edhe motoja e re mbi të cilën do të merreshin shumë vendime që do të preknin në mënyrë të drejtpërdrejtë apo qoftë dhe më tërthorazi, një pjesë jo të vogël të shoqërisë. Një letër e Komitetit Qendror e tetorit të vitit 1950 flet më së miri se si duheshin trajtuar ar, miqtë e klasës, të cilët nuk kishin më vend në strukturat e shtetit të ri socialist.

Drejtoria e Kuadrit

Nën siglën: “Tepër Rezervat”, më datë 11 tetor të vitin 1950, me numër protokolli 423/104 f 732, Drejtoria e Kuadrit e Komitetit Qendror të PPSH-së u dërgon komiteteve të partive në rrethe dhe ministrave, në mënyrë “personale”, një letër të firmosur nga Sekretari për kuadrot në Komitetin Qendror, Tuk Jakova. Kuptohet lehtë, edhe pse spastrimet nuk do të ishin të pakta, sërish ato duheshin bërë në mënyrë gati të fshehtë. Mund të thuhet se në vitin 1950, kohë kur i takon dhe ky dokument, Partia Komuniste, nuk kishte shumë që kishte dalë nga ilegaliteti. Ndaj dhe një pjesë të veprimeve kupola drejtuese e Partisë së Punës nuk e bënte të ditur për pjesën tjetër të popullsisë. Deri në atë kohë, në publik ishte shfaqur dukshëm vetëm Fronti Demokratik. Ndërsa dorën më të lirë e kishte Sigurimi i Shtetit.

Letra konfidenciale

Në fillim të kësaj letre që Drejtoria e Kuadrit e Komitetit Qendror të PPSH-së u dërgon komiteteve të partive në rrethe dhe ministrave thuhet: “Mbledhja e përbashkët e Plenumit VIII të Komitetit Qendror dhe Qeverisë tregoi se në punën e tyre ar, miqësore përpiqen të dëmtojnë dhe të sabotojnë punën. Nga kjo del se nuk është zbatuar drejtë direktiva e Partisë mbi ruajtjen e aparatit të shtetit nga elementët ar, miq dhe se ka munguar vigjilenca e anëtarëve e kandidatëve të Partisë për të mos lejuar hyrjen e ar, miqve në aparatin e shtetit. Mbledhja e përbashkët e Plenumit VIII të Komitetit Qendror dhe Qeverisë vendosi që të bëhet spastrimi i këtyre elementëve ar, miq dhe me qenë se në këtë drejtim mund të ketë keqkuptime dhe shtrembërime, për t’u orientuar drejt në këtë punë, japim udhëzime”.

Komunistët zëvendësojnë “ar, miqtë”

Pushteti kishte shfrytëzuar punën intelektuale të dhjetëra kuadrove të shkolluar në perëndim. Por duket se me ardhjen e të arsimuarve të rinj nga vendet e Bllokut Komunist, kjo punë nuk ishte më e klasifikuar. Ky ishte dhe fillimi i spastrimeve që më pas do të merrte përmasa më të mëdha. Vijmë sërish te dokumenti arkivor. Sipas origjinalit, për largimin e të padëshiruarve, Drejtoria e Kuadrit ka përcaktuar 4 pika si më poshtë:

Për spastrimin e aparatit të shtetit përgjegjësit kryesorë në pushtet ngarkoheshin që me anë të organeve të kuadrit të merrnin këto masa:

a)-Të pushojnë nga puna menjëherë të gjithë ata elementë ar, miq që bëjnë punë të thjeshta në dyqane shteti, kooperativa, zyra etj. Dhe të zëvendësohen me njerëz të thjeshtë nga populli dhe në radhë të parë me gra, kur punët janë të përshtatshme për ato. Këta elementë të rinj të ndihmohen çdo ditë në punë nga drejtuesit e tyre që të fitojnë sa më parë eksperiencën e punës.

b)-Të pushojnë nga puna menjëherë elementët teknikë ar, miq, puna e të cilëve mund të zëvendësohet nga njerëzit tanë pa ulur kualitetin dhe sasinë e punës.

c)-Për teknikët që mbajnë qëndrim ar, miqësor e që nuk kanë asnjë perspektivë përmirësimi, por që nuk mund të zëvendësohen menjëherë, të përgatitet një plan i studiuar mirë se deri në ç’afat do të zëvendësohen. Caktimi i afatit do të varet nga përvetësimi e zotërimi i profesionit nga ana e komunistëve, ose njerëzve të ndershëm pa parti, që duhet të vihen pranë këtyre teknikëve, nuk duhet të bëhet menjëherë, por dora-dorës, në mënyrë që të mos dëmtohet puna.

d)-Elementët që do të pushohen nga puna si ar, miq nuk duhet të pranohen në punë në asnjë sektor tjetër të aparatit të Shtetit. Për çdo njeri të ri që hyn në punë duhet të veprohet rigorozisht sipas instruksionit të Komitetit Qendror mbi matjen e dosjeve të kuadrit dhe, kur shihet e nevojshme kur është pa parti, kërkohen të dhëna nga organet e Sigurimit mbi të kaluarën e të tashmen e tij dhe kur është anëtar ose kandidat partie nga Komiteti i Partisë.

Pushimet pa paralajmërim

Megjithëse është përpiluar një rregullore se cilët do të ishin ata që nuk do të kishin mundësi të punonin më në administratën shtetërore dhe as në ndërmarrjet e tjera të rëndësishme, sërish ka një klauzolë ku komitetet e partive në rrethe mund të vepronin për pushime nga puna dhe në se për llogari të tyre e shihnin të arsyeshme. Kështu dokumenti i firmosur nga Tuk Jakova do të vazhdojë: “Qëllimi i Komitetit Qendror është që të formojë një ide të përgjithshme për të gjithë pushimet që do të nevojiten me u bë në të gjithë vendin dhe pastaj t’autorizojë pushimet në masën e mënyrën që do t’u njoftohet. Prandaj të përpilohet plani i punës në mënyrë që deri në 30 Nëndor t’i kenë ardhur K.Q. (Drejtorisë së Kuadrit) të gjithë propozimet t’uaja. Kështu nuk përjashtohen rastet speciale, flagrante dhe urgjente kur me aprovim të Komitetit të Partisë të pushohen me një herë nga puna pa pritur aprovimin e K.Q, por dhe për këto raste të njoftohet, duke shënuar në formular që është pushuar. Gjithashtu lehët në kompetencë të Komitetit të Partisë t’aprovojë pushimin e menjëhershëm pa aprovimin e K.Q. për elementët ar, miq në punë të thjeshta që flet pika I/1 tue i dërgue një pasqyrë statistikore K.Q sipas formularëve të bashkangjitur. Këtu të kihet kujdes që për nëpunësira të thjeshta të kuptohen shitësa dyqani e tjera të kësaj kategorie dhe funksione me karakter përgjegjësie dhe teknike si llogaritar etj.”.

Rekomandimet e reja

Sigurimi i Shtetit, informata mbi “ar, miqtë”

Në të gjitha rastet ata cilësohen si “ar, miq të pushtetit”, edhe pse në fakt mund të mos ishin të tillë. Por fobia e strukturave drejtuese të Partisë së Punës të çonte gjithmonë në përfundimin se këta “ar, miq” ishin kontingjenti i përhershëm potencial, se do të sabotonin punën në ngritjen e rendit të ri shoqëror. Letra e Komitetit Qendror, firmosur nga Sekretari për Kuadrin, Tuk Jakova, fliste gjerësisht dhe për punën që duhej bërë për spastrimin e aparatit të shtetit, e cila, sipas strukturave të larta drejtuese, duhej të organizohej në këtë mënyrë:

a)-Spastrimi i elementëve ar, miq nga aparati i shtetit të kryhet me anë të organeve të kuadrit në Dikastere, ndërmarrje e Komitete Ekzekutive nën përgjegjësinë e titullarit të atij institucioni. Organet e kuadrit duhet të bëjnë gjithë punën përgatitore.

b)-Organet e kuadrit duhet të marrin në shqyrtim dhe të mbledhin informata të sakta dhe të hollësishme vetëm për ato kuadro që paraqiten të dyshimtë për veprimtari ar, mike ose për mungesë garancie, duke analizuar mirë të kaluarën e të tashmen e tyre dhe natyrën e sektorit të punës ku punojnë. Gjithashtu, të merren në shqyrtim elementët që mund të sugjerohen nga dega e brendshme e rrethit ose nga Komiteti i Partisë. Nuk është e nevojshme të merren në shqyrtim këtë vit arsimtarët, përveç ndonjë rasti flagrant, mbasi ndër ta u bë një spastrim, aq sa na lejonin mundësitë dhe nevojat.

c)-Informatat, organet e kuadrit duhet t i marrin:

-Nga studimi i dokumentave të nëpunësve, d.m.th i autobiografive, fletë-biografive, karakteristikave e shënimeve të tjera, me të cilat është pasuruar dosja e kuadrit.

-Duke kërkuar informata nga anëtarë partie që punojnë në sektor së bashku me këta elementë.

-Duke pyetur Komitetet Ekzekutive të rretheve prej nga janë, kur këta nuk njihen nga ai rreth.

-Duke kërkuar informata nga organet e Sigurimit (kjo e fundit do të bëhet vetëm nga Komitetet e Partisë dhe jo nga Ndërmarrjet).

d)-Këto informata, që duhet të mblidhen me shumë kujdes dhe me konspiracionin më të madh, organet e kuadrit duhet t ia paraqesin në formë karakteristike përgjegjësave të tyre në pushtet (Drejtorit të Ndërmarrjes për kuadrin e Komitetet Ekzekutive të Ndërmarrjeve lokale) dhe, mbasi të shqyrtohen nga ata, t i paraqiten për aprovim Byrosë së Komitetit të Partisë së Rrethit përkatës, ku merr pjesë edhe Drejtori i Ndërmarrjes përkatëse. Të gjithë kuadrot e ndërmarrjeve, që aprovohen nga Komiteti i Partisë, për t u pushuar nga puna menjëherë ose për një periudhë të caktuar, i dërgohen dikastereve përkatëse me anë të Ndërmarrjeve, së bashku me karakteristikat përkatëse. Kurse Komiteti i Partisë për kuadrot që aprovojnë për t i spastruar si të Komiteteve Ekzekutive, të Ndërmarrjeve Lokale ashtu dhe të Ndërmarrjeve Nacionale që gjenden në rrethin e tyre, do t ia dërgojnë direkt për aprovim Drejtorisë së Kuadrit.

e)-Dikasteret e Institutet Qendrore marrin në shqyrtim kuadrot e aparatit të tyre, për të cilët dyshojnë, si dhe propozimet që u vijnë nga rrethet dhe mbasi shqyrtohen nga Ministri, i paraqiten Drejtorisë së Kuadrit të Komitetit Qendror për aprovim.

f)-Karakteristikat që përpilohen për këta elementë duhet të jenë të plota, sikundër që bëhen karakteristikat për propozime kuadrosh dhe të përmbledhin të shkuarën e tij politike e shoqërore, origjinën dhe rrethin e tij familjar dhe qëndrimin e tanishëm në punë, duke faktuar mirë e konkretisht punën e tij ar, miqësore për të cilën dyshon. Të mos shkohet në bazë opinionesh dhe të dhënash, por të gjykohet në bazë të fakteve. Në karakteristikë të shënohet vendimi i Komitetit të Partisë ose Dikasterit për t u pushuar menjëherë, ose për të zëvendësuar në një datë të caktuar, duke shënuar edhe si do të zëvendësohet dhe me cilin.

g)-Komiteti Qendror (Drejtorisë së Kuadrit) propozimet nga Komitetet e Partisë e Dikasteret do t i vijnë për të gjithë kuadrot e nomenklaturës pa përjashtim në bazë të formularëve Nr.1 e Nr.2, që ju bashkangjiten pa ju dërguar karakteristikat; prandaj në motivacion të shpjegohet qartë arsyeja e pushimit. Formularët të përcillen në një relacion të hollësishëm, ku të shënohet numri i elementëve që propozohen për t’u pushuar me një herë dhe numri i atyre që do të zëvendësohen me afate të caktuara, duke kategorizuar sipas motivacionit të pushimit në ish-tregtarë të mëdhenj apo të tatuar, ish-bashkëpunëtorë të okupatorit e të tjerë.

Udhëzimi

Gjithçka, në konspiracion

Gjithë operacioni ndëshkimor duhet të bëhej në mënyrë konspirative. Sipas drejtuesve të lartë të Komitetit Qendror, nuk duhej të shkaktohej asnjë alarm i kotë nga i cili do të demoralizoheshin shumë njerëz. Sipas dokumentit me numër protokolli 423/104 f 732, udhëzimi për komitetet e partive në rrethe dhe ministrat do të vazhdonte: “E gjithë puna për spastrimin duhet të bëhet në mënyrë konspirative, mos shkaktojë alarm të kotë se sjell demobilizimin e njerëzve në punë nga frika se mos i kap masa e pushimit”. Dhe së fundi një porosi tjetër firmosur nga Sekretari për Kuadrot të K.Q Tuk Jakova: “Kjo letër të punohet në Byrotë e Komiteteve të Partisë, ku të marri pjesë edhe Shefi i Kuadrit të K.P dhe ngarkohen Ministrat t’ua komunikojnë verbalist Drejtorave të Ndërmarjeve, sa më parë, në mënyrë që më datën 30 Nëndor të k.v të jetë mbaruar gjithë puna nga ana juaj”./FJALA.al