Larg, larg, larg, atje në fshatin tim
Kur e vogël bridhja qysh n’agim
Fllad i ëmbël, flladi mëngjezor
Ah, sa fort, në shpirt më frymëzon

Ëndërroja pranë kroit tim
T’ardhmen time plot gëzim
Ëndërroja unë e lumtur të jetoj
Si bilbili të këndoj

(refren)
Ëndrrat e rinisë më ndoqën kudo
Ëndrra ime e shtrenjtë më tha “Ti këndo!”
Zëri im kumboi, tej maleve ushtoi
Si një jehonë së largu dhe më ftoi…

….të këndoj përditë me afsh dhe me zjarr
T’i këndoj e lumtur atdheut krenar
Fshatin tim kujtoj dhe pyjet ëndërroj
Skenës kur dal dhe këndoj

Jetën time po kujtoj tani
Rruga ime ngjitet lart më lart
Në çdo çast me shpresë dhe dashuri
Ndjeva pranë… Kush fuqi më dha?!

Dhe u rrita për atdheun tim
Që më fali çdo gëzim
Sot artiste jam, e lumtur po jetoj
Dhe nga zemra po këndoj

(Refreni)

…dhe këndoj …dhe këndoj