Nënë, moj do pres gërshetin,
E do dal malit përpjetë,
Shok’ e shoqe po më presin,
N’ato bjeshkë ku puthin retë

Dil, moj nënë, lajmëro dasmoret,
Se do shkoj un’ partizane,
Mos me bëj nuse zakoni,
Do marr pushkë, në mal do dal.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I push, kës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballët e lu, ftës
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë!

Në të martë malli për mua,
Dil dëgjo krisma nga mali,
Mbi lirin asgjë nuk dua
Se jam nuse partizani.

Mos I pyet zogjtë nëpër pyje
Ku kam qenë e ku s’kam qenë
Gjurme me gjurme do le ca yje,
Të më gjesh kudo, moj nënë.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I push, kës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballet e lu, ftës
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë!