Një bukuroshe e vogël mbante dy mollë në duar. Nëna e saj hyri në dhomë dhe e pyeti me buzëqeshje:

– Zemër, a do t’ia japësh nënës njërën mollë.

Vajza e shikoi nënën dhe me shpejtësi e kafshoi njërën mollë, e më pas edhe mollën tjetër.

Nënës iu largua buzëqeshja nga sjellja e fëmijës së saj, por u përpoq që të mos e zbulojë zhgënjimin.

Atëherë vajza ia afroi njërën nga mollët e kafshuara dhe i tha: 

– Nënë, merre këtë, sepse kjo është më e ëmbël!

Pa marrë parasysh se kush jeni, çfarë diturie dhe përvoje keni, mendoni para se të gjykoni. Jepni të tjerëve mundësinë që ata vetë t’ju shpjegojnë veprimet e tyre. Atë çka ju e shihni nuk mund të jetë e vërtetë. Kurrë mos merrni vendime për të tjerët.

Burimi: IslamGjakova.net