Home Aktoret Shqiptare Vangjel Toçe – Biografia

Vangjel Toçe – Biografia

1125
0
Vangjel Toce
Vangjel Toce

Vangjel Toçe aktor dhe regjisor shqiptar. Ka lindur në 25 Mars të vitit 1953 në qytetin e Korçës. Kryen gjimnazin në qytetin lindjes të cilën e mbaron në vitin 1973. Gjatë shkollës së mesme që e kryen po në Korçë gjatë viteve 1967-1973 bën pjesë në grupin pop “Matura 72” i cili do të shpërbëhej pas goditjes që pushteti komunist çfarëdo lloj liberalizimi në fushën e Arteve. Diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1975 dhe fillon punë po në këtë vit në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Do të ngelet në kujtesën e publikut roli i Marshallit Fon Kalt në dramën “ Luiza Miler” e Shilerit.

Roli i tij i parë në kinematografi do të jetë një rol episodik në filmi “Vajzat me kordele të kuqe” në vitin e 1978. Do të bëhet i njohur me rolin e Migjenit në filmin “Një natë pa dritë” në vitin 1981.

Për probleme “biografie” pushteti komunist do ta largojë nga Teatri Popullor (sot Teratri Kombëtar) për ta emëruar regjisor i Trupës Amatore në ish- Kombinatin e Tekstileve “Stalin” duke i mbyllur kështu mundësinë për të interpretuar në skenën e e këtij teatri. Pas vitit 1991,me rënien e komunizmit, rikthehet në Teatrin Kombëtar ku do të realizojë rreth 20 role si psh.: mjekun tek “Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri” e Fosë, Antonion tek “Morsa” e Pirandelos, shefin e postës tek “Revizori” i Gogolit, Tranion tek “Zbutja e Kryeneçes” e Shekspirit. Do të shkëlqente në rolin e Kapitenit tek komedia “Inspektori” i Mushateskut e në shumë role të tjera. Në kinematografi ka realizuar rolin e Thimit tek filmi “Pas fasadës”. Roli më i fundit si aktor i Vangjel Toçes është në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.

Kinematografi

2009 — Kronikë provinciale………………………………… ………
2007 — Mao Ce Dun……………………………………….. ………Tahiri
2004 — Nata pa hënë………………………………………. ………
1999 — Porta Eva……………………………………….. …………Pirati
1992 — Pas fasadës……………………………………. ………….Thimi
1991 — Unë e dua Erën………………………………………. …….Miri
1989 — Muri i gjallë ………………………………………….. ……Klaudi
1988 — Hetimi vazhdon……………………………………. ………Vangjushi
1987 — Binarët……………………………………. ……………….Qafoku
1981 — Një natë pa dritë……………………………………… ……Migjeni
1978 — I treti (Film TV)……………………………………….. ……Piro
1978 — Vajzat me kordele të kuqe………………………………….Aktori në rolin e z.Vog-t dhe të policit.

Teatër

“Revizori” i Gogolit……………………………………. ………………………………..Shefi i Postës
14/11/2009 — “Morsa” e Pirandelos…………………………………. ………………….Antonio
20/02/1999 — “Filumena Maturano” e Eduardo de Filipos……………………………….Alfred o Amorozo
25/12/2008 — “Trojanët” e Vangelis Theodoropoulosit
07/03/2008 — “Xhaxha Vanja” e Çehovit
04/11/2007 — “Burri i gruas sime” e Miro Gavranit
02/11/2007 — “Franku i V-të” i Fridrih Dyrrenmatit………………………………… …..Heberlini
15/07/2007 — “Medea” e Euripidit………………………………….. ………………….Tutori
14/05/2005 — “Si e mposhta Musolinin” e Haqif Mulliqit
11/10/2002 — “Stinë e mërzitshme në Olimp” e Ismail Kadaresë ( Nder i Kombit)
20/05/2002 — “Kush vjedh një këmbë ka fat në dashuri” e Dario Fosë………………….Mjeku
— /10/2001 — “Hamleti në katranin e poshtëm” e Çehovit
11/06/1998 — “Zbutja e Kryeneçes” e Shekspirit…………………………………. …….Tranio
10/03/1998 — “Muzeu” e Kasëm Trebeshinës
— /– /1997 — “Quo vadis” i Serafin Fankut…………………………………….. ………Qytetari
09/01/1998 — “Inspektori” i Mushateskut ………………………………………….. …..Kapiteni
04/04/1994 — “8 Persona Plus“ e Ferdinand Radit ……………………………..Bojaxhiu
02/01/1992 — “Dhelpra dhe rrushtë” e Guilherme Figueiredo

error: INFORMACION I RUAJTUR