VARGJE PER MUSINENE

Nga Bernard KOKALARI

Bernard KOKALARI

Te shtëpia në Këcullë,
Ku çel lulja Manushaqe
Duke u gdhire ditë e re
Lindi vajza Musine.

U rrit vajza trimëreshë,
Me zambak e trandafilë,
E vetme si kanakare
Plot me ëndrra dhe deshirë.

Kopshti me qiparizë
U bë faltorja e pare
Ku ajo bëri betimin
Për Shqipëri e shqipëtarë.

Jetoi vajza ne Evrope
Mori shumë dituri
Po më shumë dashurinë
Për atdheun Shqipëri.

Ajo ishte mendimtare
Kishte vlera Kombëtare
Per Liri- Demokracinë
Nuk kurseu as rininë.

Fjale e saj me peshe ari
Ne te mire të çdo shqiptari,
Komandanti u të, rbua
Kur linçoi ajo, një grua.

“Je e shitur, tradh, ëtare,
Fjala jote s’vlen një pare,
Do ta bëjme Shqipërinë
Komuniste si Rusinë”.

Kështu i tha kreu i Partise,
Mik e shok i fëminisë
Pastaj urdhërin lëshoi
Musinen në bu, rg e çoi.

Diktatura Komuniste
E de, noi si naziste,
Për një fjalë, për një ide
Për Liri e për Atdhe.

Endrrat u mjegulluan
Në qe, li përfunduan
Vajza humbi bukurinë
Haroi nënën dhe shtëpinë.

50 vjet e inter, nuar,
Me lopatë nëpër duar,
Në shi, breshër edhe borë
Shtroi rrugët me zhavor.

Shtëpia kasolle kashte
Pa dritë dhe pa shkëlqim
Krevati nje rrasë drrase
Si të gjithë në inter, nim.

Ajo vajze Kokalare,
Me kulture Evropiane
Bëri poshtë, tatëpjetë
Pa gëzuar një ditë jetë.

E së, murë, e vetmuar,
Me zemër të për, vëluar
Qëndroi si heroinë
Nderoi fisin dhe shtëpinë.

Era e lules manushaqe
I dha frymë Musinesë
Të rrojë sa të jete jeta
Edhe kurrë të mos vd, esë.

Marrë nga: Muzeu Kokalari