Vetëm historitë e humorit duket se janë kujtimi i vetëm për personazhet e Korçës; regjisorin e njohur Aleko Skali dhe vëllain e tij Dhimitër Skali, i njohur si Taqo Babuci. Harresa ka pllakosur sidomos regjisorin edhe një nga 10 aktorët e parë të teatrit profesionist korçar Aleko Skali. Rreth 50 vite pas vdekjes së tij, Aleko Skali ka mbetur pa shenjë va, rri.

Koço Qëndro, aktor i vjetër, thotë se po bëhen përpjekje të mblidhen fonde që ti rregullohet vendi i prehjes këtij artisti korçar.’Nëse ka një artist që meriton përuljen me respekt, ky është Aleko Skali’ shprehet Koço Qëndro. Ai kujton se Aleko Skali ka vuajtur jo pak në të gjallë, edhe pse një nga figurat më të mëdha të artit skenik korçar. ‘Njëherë e pamë të fërkonte duart i gëzuar dhe menduam se mund të ishte fejuar ndaj u interesuam ta uronim.

Alekoja na tha se shkaku i haresë së tij ishte blerja e një radioje dore me të cilën mund të argëtohej duke dëgjuar sportin’ tregon Qëndro. Ky artist tashmë në pension, ka në proçes botimi një libër për historikun dhe figurat e teatrit të Korçës, ku pa dyshim ze vend edhe Aleko Skali. Një personazh I njohur dhe ndoshta nga më të përmendurit e humorit korçar është Dhimitër Skali ose Taqo Babuci. Të cilin shkrimtari Teodor Laço e ngriti në art nëpërmjet personazhit të Pllaton Bubuqit tek romani dhe filmi’ Përballimi’.

Ne na njeh i gjithë qyteti se ç’karagjoza jemi’ ka një batutë të tij personazhi Pllaton Bubuqi. Punuesi i djepeve dhe arkivoleve, si dhe i apasionuari pas pëllumbave. Persona që kanë përjetuar një episod të humorit të Taqo Babucit, tregojnë se i shkuan për ngushëllim në shtëpi kur i vdiq i vëllai regjisor. ‘Le more, Alekoja iku, po si do bëj unë se më ka humbur një pëllumb me çallmë’ ishte reagimi i Taqo Babucit ndaj ngushëllimeve. Ai ka lënë si trashëgimi histori të shumta humori, aq sa edhe sot e kësaj dite ato tregohen dhe përdoret shprehja : na u bëre si Taqo Babuci.

Burimi: Aktoret Shqiptare