TIRANË– Kompania e fluturimeve hungareze “Wizz Air” kryen udhëtime në të gjithë Europën dhe pa përjashtuar edhe Shqipërinë. Në faqen e tyre në Facebook, ata kanë publikuar një reklamë për destinacionin e radhës të të gjithë personave që janë të apasionuar pas udhëtimeve. Por ka ‘goditur’ me reklamën. 

“Wizz Air” i është referuar Shqipërisë si vendi i tavës së kosit dhe byrekut, marrë shkas nga fakti që ato janë ushqime tradicionale shqiptare. Ndërsa Italia është personifikuar si vendi i picave dhe makaronave. 

“Të dashur udhëtarë shqiptarë dhe italianë: kemi një lajm të shkëlqyeshëm për ju! Po fillojmë 5 rrugë të reja nga 29 Marsi midis Shqipërisë dhe Italisë, nga vendi i byrekut dhe tavës së kosit deri tek shtëpia e picave dhe makaronave.

Eksploroni fytyrat unike të Evropës Mesdhetare dhe fluturoni nga Tirana në Milano, Bolonjë, Verona, Venecia ose Piza,”-shkruhet ndër të tjera në reklamën e tyre. 

(k.m/dosja.al)