Një përallë persiane, tregon për një njeri që kishte një mendim të vetëm: Të kishte sa më shumë ar, sa më shumë të ishte e mundur. Ky mendim e mundonte dhe ia turbullonte shpesh zemrën. Nuk mendonte për asgjë, vetëm të kishte sa me shumë gjëra të arta.

Kur kalonte pranë vitrinave të dyqaneve të qytetit të tij, ndalej vetëm pranë dyqaneve që shisnin florinj. Nuk shihte gjërat e tjera të mrekullueshme. Nuk shihte njerëzit që kalonin pranë tij, nuk shihte asnjëherë qiellin blu, nuk shihte as lulet dhe asgjë tjetër që e rrethonte. 

Një ditë nuk mundi të rezistonte më:
Hyri me vrap në një argjendari dhe filloi të mbushte xhepat me byzykyke të artë, unaza, varëse etj. Natyrisht, ndërsa dilte nga dyqani, u kap nga policia. E dërguan në rajon dhe policët e pyesnin:

“Po si ka mundësi që mendoje se mund të vidhje kaq lehtë? Dyqani ishte plot me njerëz”.
“Me të vërtetë – u pergjigj tepër i hutuar, – por unë nuk shihja asgjë, shihja vetëm florinjtë”.

Duke u fiksuar mbi diçka nuk e vëren më krimin e dëshirave të tua.
Ekzistojnë gjëra përtej materiales që mund të na bëjnë të lumtur, por verbëria për të renduar pas asaj që jemi mësuar të shohim si lumturi na bën të varuar dhe nuk na lejon të shijojmë momentet apo mrekullitë që na rrethojnë.

Burimi: Akropoli i Ri