Një djalë vajti tek kabina e telefonit që ndodhej brenda dyqanit dhe formoi një numër. Pronari i dyqanit i vuri veshin fjalëve të djalit. Çfarë bisede mund të bënte ai djalosh i njomë?!

Me t’iu hapur linja, djali foli:
-”Zonjë! Unë jam një djalë dhe kam nevojë për një punë. Kam dëgjuar se u u nevojitet dikush që të kujdeset për barin e kopshtit tuaj. Unë jam gati ta pranoj.” 

Zonja matanë iu përgjigj:
-”Po, por unë e kam një punonjës që kujdeset për barin para shtëpisë.” 
Djali: -”Zonjë, unë do ua korr barin me gjysmën e çmimit që i jepni atij personi.”

Zonja: -”Në fakt unë jam shumë e kënaqur me punën që bën kopshtari ynë dhe nuk dua ta ndërroj.”
Djali: -”Zonjë, unë do u fshij dyshemenë dhe shkallët e shtëpisë falas, nëse ma jepni këtë punë.” 

Zonja: -”Faleminderit, por nuk pranoj.”
Me një buzëqeshje të ngrohtë, djali e ktheu telefonin në vend.
Pronari i dyqanit, i cili e kishte dëgjuar të gjithë bisedën, e thirri djaloshin i cili ishte nisur të dalë jashtë. Kur u kthye, pronari i tha:
-”Hej djalosh! Më pëlqyen aftësitë e tua dhe shpirti këmbëngulës. Prandaj, dua të ofroj unë një punë të përshtatshme.”
Djali: -”Jo, faleminderit zotëri!”

Pronari i dyqanit: -”Por ti i përgjëroheshe asaj zonje për një vend pune?!”
Djali: -”Jo zotëri! Unë thjesht po kontrolloja performancën time në punë. Në fakt, unë e kam atë punë. Unë jam personi që punoj për zonjën me të cilën po bisedoja.”

Kjo gjë quhet vetëvlerësim, ta gjykosh veten në bazë të fakteve konkrete. Dallimi mes ëndrrës dhe ambicies, është se ëndrrës i duhet gjumë i qetë që ta shohësh. Kurse ambicies i lipset përpjekje pa gjumë që të arrihet.

Burimi: Akropoli i Ri