Shqipëria u pushtua në prill 1939.

Më shumë se dy vjet më vonë, kur SHBA, Britania dhe BRSS hynë në luftë, lindën edhe grupet e ndryshme politike të rezistencës. Në korrik 1943 u krijua Shtabi i Përgjithshëm.

Një muaj më vonë Italia kapitulloi dhe vendin e tyre e zunë gjermanët. Një vit më vonë lufta mori fund.

Ka shumë data, ngjarje, emra dhe debate e kontestime mbi zhvillimet në Shqipëri kryesisht midis tetorit 1943 dhe nëntorit 1944, – zhvillime që (keq)përdorën në funksion të asaj që erdhi pas nëntorit 1944, vendosja e modelit stalinist.

Në këtë histori zë pak vend një fakt domethënës, – asistues të rëndësishëm politikë dhe teknikë të rezistencës tek secila parti/secili grup ishin misionet britanike dhe amerikane. Kjo video britanike është një ilustrim domethënës për këtë.(ISP)