Nga Eugent Kllapi

Viktor Zhusti është një nga aktorët më të mirë shqiptar. Lindi më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë, në Greqi. Sot ai ka ditëlindjen dhe mbush 76 vjeç. Është një nga aktorët më brilantë të filmit shqiptar si dhe të skenës teatrore.

Shumëkush para viteve 1990 e mban mend si një aktor i zhdërvjellët në rolet e tij të shumta përprah kolosëve të tjerë të filmit.

Ai dallohet për një mimikë të pastër, serioze, i jep si finesë dhe serizitet rolit. Më shumë se përshtatet ai i jep njgjyresat e një karakteri të butë dhe inteligjent, ndonjëherë prepotent dhe avdall, por më shumë ai i jep rolit jetë në skenë.

Paraqitet në shumë role të karakterit të përmbajtur sa dhe burrëror. I shkon jashtëzakonisht finesa e të shprehurit dhe është jashtzakonisht elegant në rolet e tij. Siç është elegant në rolet e tij, është elegant dhe në fizik. Është nga ata njerëz që me shtimin e viteve nuk plaket, por rinohet krah për krah karrirës që i shtohet si përvojë profesionale.

Hidhet nga roli në rol falë zhdërvjelltësisë së tij, nga roli i ashpër dhe të pagdhendur, jep dhe rolin trim e të paepur përballë shokëve, sa dredharak në të papriturat e jetës dhe njeriun sedërli për pak nder. Janë të shumta rolet që ai ka dhënë.

Në një plastikë e tij që pothuasje nuk e ndryshon dot kurrë në jetën reale, ai është gjithashtu serioz. I jep shpirt dhe zjarr rolit të tij dhe në angazhimet e shumëllojta, si në teatër, dhe në film është sa njeri normal dhe njeri brilant në të shprehur.

Inteligjent dhe me një shikim ngultës, ai pasqyrohet në një karakter të dëshirueshëm për publikun, dhe publiku di ta respektojë atë gjithmonë.

Në një pamje simpatike dhe me një sharm të padiskuteshëm, fshihet një seriozitet burrëror në tërë jetën e tij. Më shumë se kryeneçësia, atij i shkojnë rolet e zhdërvjellta ku shprehen një seri e gjerë karakteresh individuale që përçojnë frymën e së gjithës në shoqëri.

Ai shpreh me plot gojën një tip njeriu mbi mesatar të kulturuar që nuk bie dot në bajaten, sepse kështu është gatuar karakteri i tij. Por në rolin e Markez dë Sad përmbush edhe angazhimet më skrupuloze të regjizorit.

Është pak të thuash që ai është profesionist, ai është një nga profesionistët më të mirë që kanë ngelur nga kasa e vjetër e aktorëve gjigandë, dhe është me plot gojën gjigand mes gjigandëve. Krah për krah Ndriçim Xhepës, Timo Fllokos, Kadri Roshit, Robert Ndrenikës, Reshat Arbanës etj etj, ai ka dhënë shumë kënaqësi për një publik që e adhuron. Modest i pafund në adhurimin të publikut që e do.

Është i ndërgjegjshëm për një dramë të përgjithshme shoqërore që ka larguar vlerat dhe sidomos tiparet e një shoqërie që e dashuron teatrin. Kjo dhe një njeri të zakonshëm do e bënte nostalgjik, aktorët i bën edhe më, i bën të trishtuar, ashtu si monologjet që te ai shpallin trishtim dhe në analizën e tij shikohet kushte për mbijejtesë sesa të një jetese normale të zhvillimit artistik.

Njeri i thjeshtë sa dhe njeri me stil dhe me shije të hollë në thjeshtësinë e tij. Rrallë herë aktorët janë të shkujdesur pasi kanë një ndërgjegje të plotë shoqërore ku është gatuar drama, tragjeditë, fatkeqësitë, vështirësitë e subjekteve të ndryshme.

Kjo përvojë të bën të reflektosh dhe të mendosh qartë dhe saktë kur mundohesh të paraqesësh veteveten. Ai është nga këta aktorë, që më shumë se pompozitet, do skenën, publikun dhe një rol më tepër dhe shumë duartrokitje, magjinë ku përulen artistët.

Në filmat e pafundëm të tij ka krijuar adhurim të pafundëm tek artdashësit. Është ikonë po dhe emblemë e një tipologjie aktorësh që jep frymëzim në breza. Rolet e tij janë të shumta si në kinematografi dhe në teatër.

Duhet theksuar se në ndërgjegjen e të gjithë aktorëve fshihet një pendesë për rolet propagaduese të regjimit të dikurshëm para 1990, megjithatë, aktori megjithëse i ndikuar jep profesionalizmin e tij, por nuk e ka fajin ai të propagandës dhe demogogjisë, koha zbut dhe vlerëson profesionalen, aq më tepër mjeshtëroren, dhe e zhvesh demagogjinë. Tjetër gjë profesioni, tjetër propaganda.

Po cilët janë disa nga rolet më spikatëse të punës së tij mjeshtërore në vite?

Në teatër një rol i padiskitueshëm brilant dhe i mrekullueshëm është ai te ‘’Shi në plazh’’ me rolin e Alberit (”pa t-ë në fund”). Kjo komedi vjen gjithmonë e dashur për publikun. Aty ai jep një sërë nuancash të një intelektualizmi sa dhe të njeriu popullor, të njeriut shkencëtar në fizikë që di se çfarë është e thjeshta, dashuria, po mbi të gjitha dashuria prindërore, edhe dashuria për dajon e vet prepotent në dashurinë e tij sa dhe serioz në prepotencën e tij komike, sa dhe dashuria për plazhistët që ka komshij. Eleganca e tij shkon, më shumë ajo ndihet në intonacion, në qëndrime po edhe në mimikë.

Në komendinë e vitit 2009, ‘’Te gjithë kanë huqe’’ dhe nën ‘’sindormën e fjalëve të pista’’ ai luan krah për krah Roland Trebickës, një legjendë tjetër e komedisë. Viktor Zhysti elokuent në zhargonin e një njeriu ku të mirën e ka të keqe në një çast, dhe me anë të së keqes do të justufikojë veten për të qenë i mirë në shumë çaste në këtë komedi. Roli i njeriut modern te ai ngjit, ashtu si ai ngjitet njësh me të gjitha llojet e roleve.

Kurse në 2014 në komedinë ‘’Djemte Gazmor’’ ai rikthehet ashtu si di ai, di të shprehë në hijen e një karakteri të një njeriu intelektual një komedi nga jeta e vet, nën hijen e një vajzë të tij moderne, ai shpreh të qeshura pafund për tiparet e rolit që ka. I mrekulueshëm si gjithmonë në performancën e tij moderne të veshjeve përkrah aktorëve të tij, ai vjen më i ri se si ka qenë. Nën hijen e një njeriu të vjetër e plak me shkop, ai shpreh një sharm të ri.

Ai sa vjen gjithmonë e është më i ri, kjo është karaketristikë e tij, më i ri dhe më i pjekur, më serioz dhe i përgjegjshëm.

Nëj rol i kundërt i tipareve të tij është ai e partizanit të pagdhendur dhe trim po dhe i dashur është ai i Viktor Zhystit. Sa avdall dhe trim, dhe i ashpër me të kundërtët e tij, nacionalistët në film, aq dhe i dhembshur me Lilo Laben, rol i Yllka Mujos. Në këtë film ”Malet me blerim mbuluar” ai është brilant, i pakrahasueshëm në rolin e një njeriu të thjeshtë të popullit. Një profesionist nga më të mirët në filmat shqiptarë. Ky është një nga rolet më të mira që ai ka luajtur.

Së fundmi ia doli me filmin e fundit të regjizor Bujar Alimanit. Ky film fitoi në festivalin e Varshavës, Ai ishte një nga akorët kryesorë të filmit. Filmi që tregonte një të kaluar komuniste dhe një hipokrizi shoqërore pas viteve 1990 midis dy shokëve.

Bashkëpunim i një sërë shtetesh, Kosovë, Greqi, Francë, Shqipëri, filmi ia doli të marr me sukses çmimin e parë. Aty Viktor Zhystin e sheh të thur një rol të një njeriu që ka halle e brenga në ndërgjegjen e vet sa në pamjen e jashtme, megjithatë me të njëjtën natyrë, të paepur.

Ai luan dhe rolin e babait, paksa të tërhequr, serioz, njeriu i aftë i sistemit dhe punëtor, njeri i familjes që ka shqetësimet e veta familjare, aty dallon përkrah Taulantit, djalit që do një motër por që familja, do një ngrohtësi në filmin ‘’Taulanti kërkon një motër’’.

Në filmin ‘’Nëntori i dytë’’ ai luan rolin e një intelektuali, Pandeli Sotirit, roli i intelektualit atij sa i shkon edhe ai luan bukur me këtë lloj tipologjie, e ka si bukën që ha dhe shpirtin e finesës që fle te ai.

Në filmin ‘’Gëzhoja e vjetër’’ me rolin e Pando Myllës ai nxjerr në pah të gjithë aftësinë e tij si në rolin e Jahos. Një gabim i së shkuarës mund të jetë fatale për të, një gëzhojë e vjetër mund të shkaktojë një dramë, dhe në të vërtetë ai përveçse dramës së vet shkakton dhe vrasjen e shokut me rolin që e luan Guilem Radoja. Këtu del në pah njeriu i gabuar i sistemit, njeriu që është i ulët, nuk është i drejtë.

Ai e luan mjeshtërisht këtë rol në situatat që kërkojnë ankth dhe shpresë, dënesë, ia arrin mrekullisht të bëjë një subjekt të tillë në film.

“Delegacioni“ me skenar të Artan Minarollit e me regji të Bujar Alimanit ishte fitues në konkurencën ndërkombëtare në festivalin e kategorise A “Warsw Film Festival”. Leo ka qenë një personazh që ka vuajtur prej 15 vjet si i burgosur politik që kalon një kalvar të gjatë vështirësish edhe në periudhën postkomunsite.

Por Viktor Zhystit i shkon jashtëzakonisht, jo vetëm roli i filmit dhe i teatrit, ai vjershëron bukur dhe me një shprehje të mrekullueshme të tipareve të tij. I jep një intonacion dhe një timbrikë të bukur fjalëve në zërin e tij unik me tone të ndezura.

Por ai nuk di vetëm të recitojë bukur, ai di dhe të kërcejë bukur, ashtu si mund të kërcejë ai me ndërgjegjen e një aktori që prodhon seriozitetin e tij në përvojën intelektuale. Artist i gjithanshëm dhe i kurdogjendshëm, është sa në rol në jetën e përditshme, aq dhe njerëzor në rolin e tij.

Ai është një nga kolosët e kinematografisë shqiptare që sot mbush 76 vjeç. Pavarësisht modestisë që ai do dhe kundërshton superlativat, është i tillë. Një jetë e tërë për një aktor të mrekullueshëm të kinematografisë shqiptare.

Dhe ai mirëpret rolin e tij në vazhdim, jeta e tij është mbrutjur për të rrëmbyer sa më shumë duartrokitje, buzëqeshje dhe dashuri nga spektatorët dhe publiku që e do./Konica.al