VIOLINA E PARE NE BOTEN SHQIPTARE

Eshte thuajse e pamundur te gjesh nje vend si Shqiperia ku te jenë si “te ngrira” ne kohe te gjitha etapat qe ka kaluar Arti i violines. Dhe sot e kesaj dite vazhdon misteri i krijimit te violines, mister qe e ben me te bukur dhe e vesh me nje tyl te magjishem kete instrument-mrekulli.

Nga shkrimet dhe pikturat e epokes mesojme se violina filloi te shfaqet rreth gjysmes se pare te sh. XVI. Sipas studiuesve, punuesit e ketyre violinave e merrnin drurin per instrumentat e tyre nga malet e Ballkanit ku jane Alpet shqiptare. Po nga aty merrnin dhe rreshiren me te cilen krijuan vernikun e famshem, sekretin e perjetshem te Stradivarit. Nuk dihet se kur hyri violina e pare ne Shqiperi, por kontakti me kete instrument duhet te jete mjaft i hershem.

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Philibert Jambe de Fer shkruante n; vitin 1556: “Ne quajme viola ato qe zoterinjte kalojne kohen… Tjetra quhet violine dhe perdoret neper kercime popullore”. Keshtu u pa violina dhe nga shqiptaret, duke u bere mjaft e preferuar thuajse ne te gjitha grupet e muzikes popullore sidomos ne zonen e mesme e te veriut ku ishte ne rrolin kryesor. Si ne pikturat e Mark Chagallit, violinisti ishte per njerezit nje figure gjysem mitike, qe merrte pjese ne te gjitha ngjarjet e festat, duke u bere keshtu nje lloj deshmitari i ekzistences njerezore. Kjo shprehet dhe ne Kabate (forme e muzikes popullore ne dy pjese kontrastuese) ku pjesa e pare eshte “ad libitum” sentimentale, dehëse e nostalgjike gati “ne te qare”, ndersa pjesa e dytë nje gezim i shfrenuar deri ne ekstaze – dy fytyrat e jetes.

Per sa i perket rolit te violines ne Dasma ka nje spjegim interesant te profesorit anglez Wilfrid Mellers. Ai spjegon se te luajturit ne violine eshte si te krijosh jeten. Harku, dextra, ana aktive e fuqise mashkullore stimulon anen femerore universale, te majten (dhe vete violina te kujton trupin e femres, shkruan Menuhini). Popuj te ndryshem perdorin fjale te shumëllojta per te luajturit ne violine: play (luaj) anglisht, tocar (prek) spanjisht, suonare (tingelloj) italisht, a cànta (kendoj) rumanisht, luaj ne shqip etj. Por ne shqip kjo fjale ka hyre me vone si shprehje e qyteterimit dhe progresit te gjuhes, sepse fjala evjeter eshte “me i ra”, i bie violines, nje perzierje e dhunës dhe pasionit, qe ne zhargonin e njerezve perdoret dhe per te shprehur aktin seksual. Dhe tek festa pagane ana shoqerore dhe ajo erotike jane bashke. Violinistet shqiptare, ndryshe nga ato te Eurepes veriore qe luajne vetem ne pozicionin e pare, dallohen per virtuozizem qe i afron ato me violinistet ciganë e hebrejë. Ato dominojne tastieren deri ne ekstrem, ndersa dora a djathtë që krijon ritmet dhe levizja e saj provokon levizjen e kercimit te njerëzve përreth.

Eshte e çuditshme dhe ja vlen te theksohet ekzistenca ne muziken shqiptare te ritmeve me meter te perzier me baze numrat magjike 5 dhe 7, ndersa ne muziken “e qyteteruar” ritme jane te organizuar ne grupe simetrike. Kjo i jep muzikes shqiptare nje nerv ritmik ekspresiv, marramendes dhe mjaft te komplikuar qe te kujton ritmet e çuditshme te Bartok apo O. Maessien. Realizimi i Kabave kerkon nje teknike te larte qe shpesh here i afrohet dhe “Aires gitanos” te Sarasates. Nderkohe qe muzika popullore eshte statike, e pashkolluar dhe shprehje e konservatorizmit e identitetit kombetar, muzika klasike, ka te nevojshem kualifikimin dhe eshte tregues i progresit e qytetrimit. Dhe ne Shqiperi ndodhi kjo ndarje; nen influencen e kontaktit me Italine, u be e modes qe familjet fisnike dhe borgjeze te blinin violina ne Venedik apo Tirol. Keshtu filloi shkolla e mirefilltë violinistike shqiptare e cila pati dy periudha A – para 1945 me influencen e shkolles çeke, austriake dhe italiane dhe B – pas 1945 me shtimin e shkollave ruse dhe rumune.

. Profesori çek O. Sevcik (1852-1934) rinovoi teresisht tekniken e violines duke e leruar nga rregullat e kufizuara te se kaluares. Ai pati rreth 5000 studente nga a gjithe bota. Njeri prej tyre, Ludovik Naraçi, studioi me te ne Austri dhe Prage. Me kthimin ne atdhe te ketij violinisti hyri dhe shkolla me e re europiane ne Shqiperi. Kesaj ju bashkangjit dhe ajo italiane me violinistet Lam Petrela e Sofokli Paparisto bashke me shume violinistë italianë e françiskanë qe formonin ne ate kohe orkestrat e vendit. U hapen klasat e violines ne shkollen e re te muzikes ne Tirane (1933) me mbeshtetjen e Italise, ne Normalen e Ilbasanit (1909), ne Liceun Francez te Korçes (1917). Lidhjet me Italine, Francen e Austrine ishin shume te forta; mjafton te permedim vetem qytetin e Durresit qe ne vitet 30-31 kishte 43 studente qe shkolloheshin ne keto vende, ne mes tyre dhe muzikante.

Pas Luftes se Dyte Boterore Shqiperia kaloi ne Kampin Socialist. U ndje menjehere dominimi i shkolles ruse dhe lindore ne pergjithesi. Eshte e vertete qe komunizmi, me organizimin e centralizuar, beri shume deme ne Arte, por shkolla instrumentale u prek me pak nga ideologjia e diktatures. U hapen Shkolla muzike thuajse ne gjithe vendin, dhjete Shkolla te Mesme te Muzikes 12 vjeçare (nivel Konservatori) dhe Instituti i Larte i Arteve sot Akademia ne Tirane (4 vjeçare).
Violinisti dhe kompozitori Pjeter Gaci studjoi ne Moske, violinisti dhe dirigjenti Eno Koço studjon ne shkollen e Leningradit; Genc Bogdo dhe Robert Papavrami studjojne ne Prage. Influence te madhe pati shkolla rumune ku studjuan Raimonda Stefi e Pirro Gjezi por sidomos ardhja ne Shqiperi e profesorit rumun te njohur Modest Iftinki i cili la nje gjurme te forte ne shkollen shqiptare. Ajo italiane vazhdoi te ndjehej me violinistin Ibrahim Madhi e çelistin Ymer Skenderi nxenes i Janigros.

Mendoj se ne kete kompleksitet shkollash ne periudhen e dyte luajten rrol kryesore disa figura: Robert Papavrami vendosi bazat e shkolles moderne te violines. I biri dhe nxenesi i tij Tedi, fitues i disa konkurseve nder to dhe Sarasate, pò ben sot nje karriere te shkelqyer.

Sot ne Shqiperi degjon tingujt befasues te violines se Schnittkes apo Xenakis, tingujt hyjnore te Bahut, marramendes te Kabave qe, duke u perziere me ato misterioze te Lahutes se Malsise, krijojne keshtu nje “kolalzh” te çuditshem ku here shfaqet tigri dhe here poeti.

(Ne foto majtas: Tedi Papavrami ne moshe feminore. Djathtas: pllakati per recitaline e Ludovik Naracit, Sofokli Paparisto, Robert Papavrami)

Nga Florian Vlashi

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Burimi: Albumi Akordet e Kosovës