Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur se si në kuadrin e “reformave të mëdha që po ndërrmerrte pushteti popullor për rritjen e mirqënënies së popullit”, në vitin 1946, qeveria komuniste e Enver Hoxhës nxorri një dekret-ligj për ndërrimin e monedhës. Sipas atij ligji, çdo shtetas shqiptar kishte të drejtë të këmbente në Bankën e Shtetit deri në 5000 franga, dhe çdo sasi tjetër mbi këtë shumë, sek, uestrohej menjëherë. Ata që do tentonin të fshihnin paratë, i jepeshin Gjy, qit Ush, tarak si sabo, tatorë dhe me këtë alibi, regjimi komunist zhvati të gjithë tregtarët dhe shtresën e pasur të familjeve shqiptare të asaj kohe si dhe monedhat e huaja që disponoheshin nga një numër i madh shtetas të huaj që ndodheshin asokohe në vëndin tonë, si: italianë, gjermanë, grekë, maqedonas, malazezë, serbë, polakë, austriakë, etj.

Që me ardhjen e saj në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, ndër hapat e parë që ndërmori qeveria komuniste e Enver Hoxhës, në kuadrin e “reformave të mëdha të pushtetit popullor për rritjen e mirqënies së popullit”, ishte dhe aksioni i seku, estrimit e mbledhjes së floririt ndaj të gjithë atyre shtetasve shqiptarë dhe të huaj që dispononin sadopak nga metali i çmuar. Fushata e mbledhjes së floririt e cila u zbatua me masa represive, si: arre, stime, bu, rgosje, tor, tura, inter, nime dhe deri ekz, ekutime pa gj, yq, më së shumti ra mbi kurrizin e tregtarëve, pasanikëve dhe familjeve të mëdha shqiptare që dispononin sasira të konsiderueshme ari në monedha, bizhu, etj, të cilat i kishin vënë ato me djersë nga puna e kryer ndër vite, apo i kishin trashëguar.

Në këtë kohë, shumë prej tregtarëve dhe pasanikëve shqiptarë, për të shpëtuar ç’të mundnin nga pasuria e tyre, filluan të thyenin floririn duke e konvertuar atë me para. Por edhe kësaj metode, qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia gjeti “ilaçin” dhe në vitin 1946, ajo nxorri dekret-ligjin për ndërrimin e monedhës, me anë të së cilit, të gjithë shtetasit shqiptar ishin të detyruar që të paraqiteshin pranë degëve të Bankës së Shtetit Shqiptar, për të këmbyer paratë e tyre. Shuma më e madhe që lejohej të këmbëhej për çdo person apo kryefamiljar, ishte deri në 5000 franga. Dhe çdo sasi tjetër që kalonte mbi këtë shumë, seku, estrohej nga shteti pa të drejtë kthimi. Po kështu, në atë dekret-ligj që hyri në fuqi menjëherë në 11 korrik të vitit 1946, për të cilin qeveria komuniste e asaj kohë midis të tjerash shprehej: “Heqja nga qarkullimi i monedhës së vjetër të cilën e kemi trashëgim nga okupatori fashist dhe zëvëndësimi i saj me monedhën e re të Bankës së Shtetit Shqiptar është një hap përpara drejt rimëkëmbjes, dhe forcimit të ekonomisë s’onë, është një hap me shumë rëndësi të madhe për të mirën e popullit i cili sot e tutje do të ketë monedhën e tij”.

Në këtë ligj sanksionoheshin qartë edhe masa të rrepta ndëshkimore për të gjitha ata shtetas që do të fshihnin të ardhurat e tyre, apo që do t’ua jepnin të tjerëve paratë për t’i këmbyer. Ata do të quheshin sabo, tatorë dhe do t’ju jepeshin për gjykim Gjy, katës së Lartë Ush, tarake. Këto alibi të përdorura nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës në fillimet e ardhjes së saj në pushtet, të cilat nën petkun e reformave që u propaganduan se ndërrmerreshin “për rritjen e mirëqënies së popullit”, bënë të mundur seku, estrimin e zhvatjen e floririt e parave të të gjithë atyre shqiptarëve të pasur, që kishin vënë pasurinë e tyre me djersë apo e kishin trashëguar atë nga të parët e tyre. Lidhur me këto metoda që qeveria komuniste e Enver Hoxhës i zyrtarizoi me miratimin e disa dektret-ligjeve nga Kuvendi Popullor i asaj kohe, bën fjalë artikulli i mëposhtëm, i cili është shkëputur nga gazeta “Bashkimi” e datës 15 korrik të vitit 1946.

Gazeta “Bashkimi”: Monedhë të shëndoshë për popullin

Edhe një masë tjetër e rëndësishme për të mirën e popullit t’onë iu shtua reformave të mëdha dhe masave të tjera që ka mërrë deri më sot Pushteti Popullor. Heqja nga qarkullimi i monedhës së vjetër të cilën e kemi trashëgim nga okupatori fashist dhe zëvëndësimi i saj me monedhën e re të Bankës së Shtetit Shqiptar është një hap përpara drejt rimëkëmbjes, dhe forcimit të ekonomisë s’onë, është një hap me shumë rëndësi të madhe për të mirën e popullit i cili sot e tutje do të ketë monedhën e tij, monedhë e sigurt, e fortë dhe e garantuar nga Pushteti ynë Popullor dhe të mbështetur në fuqinë ekonomike dhe në paratë e vëndit t’onë si dhe në rezervën e arit që ka Banka e Shtetit. Monedha e re e Bankës së Shtetit Shqiptar do të këmbehet me një shumë 100 franga të vjetra, baraz me 20 franga të reja. Do të mbeten akoma në qarkullim monedhat e vogla të vjetra prej 20 frangash e poshtë, të gjitha me një vlerë të zbritur pesë herë. Shkëmbimi fillon sot dhe mbaron në mesnatën e datës 14 korrik 1946; prej kësaj date e tutje monedhat e vjetra prej 20 frangash nuk shkojnë më. Shkëmbimin sipas dispozitave të Dekret-Ligjës nr. 265 dhe të Urdhënesës së ditës së sotme të Ministrisë së Financave, bëhet pranë degëvet të Bankës së Shtetit Shqiptar, ose pranë zyrave të shkëmbimit të hapura apostafat për një qëllim të tillë në qëndra ku nuk ka dega të Bankës.

Për këmbimin e parave duhen edhe triskat e sheqerit

Çdo kryetar familje i paisur me triskën e sheqerit derth pranë degës së Bankës ose zyrës së shkëmbimit shumën që posedon dhe kundrejt saj merr shumën koresopndonjëse në monedhe të re. Për fshatërët në këto kohë punrash të mëdha bujqësore, pushteti i ynë i ka parashikuar t’u bëjë lehtësi duke disponuar që n’emër të fshatit, t’i këmbejë paratë vetëm një njeri i cili do të ketë së bashku me triskat e sheqerit edhe një listë të gjatë të të gjitha familjeve që do të shkëmbejnë pare. Me zbritjen e monedhës Pushteti ynë ka parashikuar që të zbresë në propocion të barabartë çmimi i të gjitha sendeve të tregtisë, të gjitha taksat aktuale dhe të prapambetura, borxhet, qiratë, shërbimet publike e private, rrogat e nënpunsavet dhe mëditjet e punëtorëvet dhe çdo veprim tjetër financiar. Me këtë masë ruhet i paprekur ekuilibri i tregut t’onë dhe të gjitha marrëdhëniet financiare. Me një fjalë ky operacion nuk sjellë humbje asnjeri veçse dobin e madhe nga fakti se tani e tutje populli do të ketë në dorë një monedhë të vlefshme të sigurtë dhe të garantuar. Puntori, p.sh. me mëditje që do të marrë sot e tutje, do të mund të përballojë, sot për sot, po aq nevoja sa ç’përballonte më mëditjen e mëparëshme para shkëmbimit të monedhës.

Kështu me rradhë për nënpunësin, fshatarin, tregtarin, zanatçiun e çdo njeri tjetër. Urdhëresa e Ministrisë së Financave dispononin që për çdo familje do të bëhet shkëmbimi i menjëhërëshëm deri në 5000 franga kartmonedhë të vjetër; tepricat që kapërcejnë këtë shumë kalojnë në depozitë të frutëshme. Për nevojat e bujqësisë dhe të rindërtimit, këto depozita do të fillojnë të kthehen mbas mbarimit të afatit të shkëmbimit. Modalitetet e shkëmbimit do të caktohen me hollësi me urdhënesë të veçantë të Ministrisë së Financave. Kjo tregon se Pushteti ynë po mendon dhe po vepron gjithnjë për të mirën e popullit me këtë masë që synon që rindërtimi i vendit t’onë të vazhdojë të ecë me hapa sa më të shpejta kështu që do t’i sigurohet popullit një jetë sa më e lumtur dhe sa më e begatshme. Kështu do të ketë sa më shumë shkolla, spitale, ura, rrugë, dhe bujqësia do të përmirësohet sa më shumë në dobi të fshatit t’onë.

Kush fsheh paratë, në Gjy, qin Ush, tarak si sabo, tator

Kundrejt atyre që do të mundohen të fshehin paret duke ua dhënë të tjerëve për shkëmbim me qëllim që shumat e tepërta të mos shkojnë në dobi të popullit për rindërtimin e vendit si dhe kundra atyre që do të pranojnë të këmbëjnë pare të tjetërkujt, Pushteti ynë Popullor do të marrë masa të rrepta duke ia referuar Gjy, qit Ush, tarak si sabo, tatorë të Pushtetit. Gjithashtu edhe kundra atyre që do të mundohen të shrregullojnë tregun duke refuzuar të nxjerrin për shitje sendet e tregtisë, Pushteti ynë parashikon, edhe për këta, marrje masash të rrepta duke i cilësuar sabo, tatorë të Pushtetit. Për një masë kaq të rëndësishme për mëkëmbjen e monedhës s’onë, për forcimin e ekonomisë dhe për rindërtimin e vendit t’onë të gjitha organizatat dhe i gjithë populli duhet të mobilizohet në mënyrë që shkëmbimi të bëhet sa më parë dhe sa më drejtë. Çështja këtu del edhe për fshatarët të cilët duke qenë larg qëndrave, duhet të informohen sa më parë për një masë të këtillë. Në mënyrë që këtyre të mos u mbeten pare pa këmbyer deri në afatin e caktuar.

Dekreti i Kuvendit për zbatimin e ligjit të këmbimit të parave

Dekret. Nr. 94. datë 11 korrik 1946. Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në mbështetje të art. 54. të Statutit të Republikës Popullore të Shqipërisë; Mbi propozimin e Qeverisë. Dekreton. Vënien në zbatim të Dekret-ligjës Nr. 265 d. 11 Korrik 1946, mbi shkëmbimin e bankënotave dhe çekëve monedhë të emëtuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrzharuar nga banka e Shtetit Shqiptar si dhe çekëve monedhë emëtuar nga Banka e Shtetit Shqiptar, me titull e përmbajtje si vijon: Dekret-ligjë Nr. 265 datë 11 Korrik 1946 mbi shkëmbimin e bankënotave dhe çekëve monedhë emetuar nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar si dhe çekëve monedhë emëtuar nga Banka e Shtetit Shqiptar.

Neni 1.

Tërhiqen nga qarkullimi; Bankënotat prej franga 20 dhe 100 vënë në qarkullim nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar. Çekët monedhë prej fr. 20-100-200-500-1000-200 dhe 5000 emetuar nga ish Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar. Çekët monedhë prej fr, 100-200 dhe 500 emëtuar nga Banka e Shtetit Shqiptar mbi formular të ish Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe mbi formular të saj.

Neni 2.

Bankënotat dhe monedhat metalike të emetuara nga ish banka Kombëtare e Shqipërisë prej fr. 5-2-1-0,40-0,20-0,10, mbeten përkohësisht në qarkullim në këto vlefta:

shq. 5 për fr.1

shq. 2 për fr. 0,40

shq. 1 për fr. 0,20

shq. 0,40 për fr. 0,10

shq. 0,20 për fr. 0,05

shq. 0,10 për fr, 0,01

Ndërsa monedhat e tjera metalike divizionale humbasin vleftën legale të qarkullimit.

Neni 3.

Banka e Shtetit Shqiptar autorizohet të verë në emisionë zëvëndësim të kartëmonedhave që përmënden në nenin 1, bankënota të reja me premje prej fr. 500, 100, 200, dhe 5. Afati dhe dita e fillimit të shkëmbimit për të gjithë Shqipërinë do të caktohet nga Ministrija e Financavet. Mbas këtij afati kartëmonedhat e përmëndura në nenin 1 humbasin vleftën legale të qarkullimit.

Neni 4.

Raporti i shkëmbimit të kartëmonedhave të vjetra me monedhën e re të Bankës së Shtetit Shqiptar caktohet në 5 me 1.

Neni 5.

Për efekt të kësaj Dekret-ligje konsiderohen vetvetiu të zvogëluara qysh nga dita e parë e shkëmbimit në propocjon 5 me 1 të gjitha raportet financjare si: çmimet e mallrave të çdo natyre qofshin (industriale dhe buqësore), shërbimet publike dhe private, qiranat, rrogat, debitë e kreditë e ndryshme, t’ardhunat financiare dhe shpenzimet të çdo natyre, taksat dhe çfarëdolloj erogacioni.

Neni 6.

Shkëmbimet do të bëhen pranë Degëve të Bankës së Shtetit Shqiptar dhe pranë zyrave të shkëmbimit që kjo ka për të vendosur për këtë qëllim. Ky shkëmbim me përjashtim të rasteve të justifikuara, është i detyrueshëm të bëhet n’ato qëndra shkëmbimi që ndodhen më afër vendbanimit të zakonshëm të prursave dhe do të kryhet me modalitete që do të caktohen me urdhënesë të posaçme nga Ministrija e Financave.

Neni 7.

Shkëmbimi i monedhave të vjetra me ato t’emisionit të ri të kryhet menjëherë kur shuma totale e paraqitun për shkëmbim nuk i kalon 5000 fr. (baraza me fr. 1000 vleftë në monedhë të re) për çdo familje. Kur nga një person paraqitet për shkëmbim shuma ma tepër se 5000 fr, teprica ndalohet pranë Bankës së Shtetit Shqiptar kundrejt lëshimit të një dëftese depozite, n’emën të poseduesit. Tepricat që kalojnë në këtë shumë, mbahen në depozitë të frytshme dhe do të përdoren për vepra rindërtimi. Këto depozita do të kthehen mbrenda një kohe që do të caktohet me urdhënesë të Ministrisë së Financave. Për nevoja të bujqësisë dhe të rindërtimit këto depozita do të fillojnë të kthehen menjëherë mbas mbarimit të afatit të shkëmbimit. Modalitetet e kthimit për çdo rast do të caktohen me hollësi nga Ministrija e Financave. Normave të fitimit nuk i nënshtrohen Entet Shtetnore, Ndërrmarrjet Shtetnore, Kooperativat, Sindikatat dhe Organizatat politike.

Neni 8.

Depozitat e krijuara pranë Bankës së Shtetit Shqiptar (depozita k/k, depozita kursimi, depozita në llogari të përkohëshme, urdhër pagesat e pa kryera, çekët etj) i nënshtrohen kufizimit të nenit 7 të kësaj Dekret-Ligje, për sa i përket tërheqjevt. Kur një person mban çekun pranë një Dege, më shumë se një llogari këto konsiderohen si një depozitë e vetme dhe i interesuari mund të tërheqë mbi to deri në shumën komplesive prej fr, 1000 monedhë e re. Po kështu konsiderohen edhe depozitat e çelura pranë Degëvet të ndryshme të Bankës së Shtetit nga një person i vetëm.

Neni 9.

Poseduesit e çekave bankare në franga të emetuara nga ish Banka Kombëtare e Shqipnis duhet të paraqiten për shkëmbim pranë Degavet të Bankës së Shtetit Shqiptar brenda kohës së shkëmbimit të kartmonedhës. Në mbarim të këtij afati poseduesit humbasin të drejtën e rimbursimit. Këto i nënshtrohen kufizimit të nenit 7.

Neni 10

Ministrija e Financavet ngarkohet të caktojë me një urdhënesë të veçantë kurset e reja që do t’aplikojë Banka e Shtetit Shqiptar në lidhje me arin dhe devizat.

Neni 11.

Kushdo që shkëmben ose tenton të bëjë veprime shkëmbimi për llogari të tjatër kujt, si dhe kushdo që shkëmben ose tenton të shkëmbejë me anë të tjetër kujt, përveç konf, iskimit të kartmonedhës i referohet Gjy, qit Ush, tarak si sab, otator i pushtetit në bazë të ligjës Nr. 21. datë 15.12.1944. Gjithashtu konsiderohen si sabo, tatorë  të pushtetit dhe do të gjy, kohen prej Gjy, katave Ush, tarake të gjithë ata që do të shkelin depozitat e kësaj Dekret-ligje si dhe urdhëresat që do të nxjerrë Ministrija e Financavet  në lidhje me zbatimin e këtyre dispozitave.

Neni 12.

Ky Dekret-ligjë, hyn në fuqi menjeherë.

Presidenti

Omer Nishani d.v.           Sekretari Sami Bahiolli d.v.

Tiranë më 11 Korrik 1946

Regjimi komunist seku, estroi edhe monedhat e huaja

Krahas seku, estrimit të floririt dhe parave që posedonin tregtarët dhe pasanikët shqiptarë në vitet e para pas mbarimit të Luftës, qeveria komuniste e Enver Hoxhës, “në kuadrin e reformave dhe masave të marra për rritjen e mirëqënies së popullit”, u kujdes që të mblidhte dhe të gjithë valutën e huaj e cila asokohe ndodhej kryesisht në duart e qindra shtetasve të huaj që asokohe kishin mbetur në Shqipëri, si: italianë, gjermanë, grekë, maqedonas, serbë, polakë, austriakë etj (shumica e tyre ishin arre, stuar dhe ndodheshin në bu, rgje), si dhe të tregtarëve shqiptarë që ndër vite kishin bërëv tregti me shtete të ndryshme të Europës dhe më gjerë, si: Greqia, Italia, Jugosllavia, Gjermania, Franca, Anglia, Turqia, SHBA-ja, Argjentina e deri tek Japonia e largët. Të gjitha monedhat e këtyre shteteve të ndryshme që siç thamë më lart ndodhej në duart e tregtarëve shqiptarë, qeveria komuniste e Enver Hoxhës mundi ta mbledhë me anë të një ligji të veçantë që nxorri asokohe. Me anë të atij ligji taksativ (të detyrueshëm), ajo ulte ndjeshëm kursin e monedhës së huaj gjatë shkëmbimit të saj me monedhën vendase shqiptare. Po kështu, dekret-ligji që detyronte shtetasit shqiptarë të shkëmbenin jo më shumë se 5000 franga të vjetra në këmbim të monedhës së re që emetoi asokohe Banka e Shtetit Shqiptar, (paratë e tjera mbi këtë shumë seku, estroheshin menjëherë), ishte i vlefshëm edhe për shtetasit e huaj që asokohe ndodheshin në Shqipëri. Lidhur me këtë, në dekret-ligjin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të datës 11 korrik të vitit 1946 (të firmosur nga kryetari Omer Nishani dhe sekretari Sami Baholli), si dhe në urdhëresën e Ministrisë së Financave që asokohe drejtohej nga ministri Ramadan Çitaku, ishte një nen i veçantë ku thuhej: “Nënshtetasit e huaj privat do të paraqiten me lejën e përkohëshme të qëndrimit”

Marrë me leje për publikim nga portali: Memorie.al