Viti i Ri deri vonë për mua ka qenë i lidhur me erën e dëllinjës. Im atë, artist që nuk duronte dot shëmtinë, pemën e vitit te ri e blinte ditën e parë që shfaqeshin në pazarin e vjetër të Tiranës. Mundohej të zgjidhte më të drejtën. Kur mbërrinte në shtëpi me dëllinjën që neper oborr humbte kokrrat e para, mund të thuhej se festa kishte filluar.

Një prej trishtimeve të para që mbaj mend nga fëmijëria ishte heqja e pemës, kur janari ishte shtruar këmbëkryq. Ndërkohë ajo i kishte dhuruar halat dyshemesë dhe dilte nga dera e oborrit gati e zhveshur me ndonjë cope pambuk që nuk kishim arritur t’ia hiqnim.

Adiri C.