Profesori i sociologjisë, u kërkoi studentëve që gjatë katër muajve të semestrit, të mund të bënin që një njeri të ishte i gezuar. Në këmbim, ata do të merrnin pikët e plota në lëndën e tij. Me kontributin më të vyer u dallua Elvisi, i cili kishte mundur të bënte të lumtur një student indian në Fakultetin e Mjekesisë. Elvisi zgjodhi pikërisht këtë student, pasi kishte vënë re se ai nuk kishte miq e shokë, madje, nuk e kishte vënë re as të buzëqeshë. Elvisi, i vendoste çdo ditë një dhuratë të vogël tek pragu i dhomës së tij. Dhurata e parë ishte një letër ku shkruhej: 

“Kur kam qënë i vogel, kisha shumë dëshirë të studioja për mjekësi dhe të bëhesha doktor, si ju. Por, gjithmonë kam qënë dobët në shkencat ekzakte. Por ti je i zgjuar, dhe këtë zgjuarësi do mund ta përdorësh për të bërë njerëz të lumtur.”

Veproi kështu për ditë me radhë dhe kënaqësia më e madhe ishte kur e shihte studentin të lumtur e të buzëqeshur, edhe pse nuk ishte i sigurt se ai ishte shkaku i këtij ndryshimi. Por studenti indian i surprizoi të gjithë kur tha se mesazhi i parë që kishte marrë, e kishte bërë të heqë dorë nga ideja për të lënë fakultetin e mjekësisë. 

“Falë këtij mesazhi, arrita t‘i kapërcej të gjitha barrierat, vështirësitë, sfidat akademike dhe kulturore që hasja,”- tha ai. 

Elvisi kishte luajtur një rol kyç në jetën e këtij studenti indian dhe kjo vetëm me një akt aq simbolik dhe të thjeshtë .Studenti indian do të bëhet mjek i aftë një ditë dhe do u shpëtojë jetën kushedi sa njerëzve e kjo falë një motivimi të ngrohtë dhe modest. Ne kemi në dorë të ndryshojmë aktualitetin e dhimbshëm, qoftë dhe me iniciativa kaq të vogla, të cilat kanë efekt madhështor dhe lënë gjurmë që nuk fshihen.

Burimi: Akropoli i Ri