Një rast i rrallë në praktikën protokollare ndërkombëtare, teksa tapeti i kuq zëvendësohet me petale trëndafilash të kuq. Kjo ka ndodhur më 4 qershor 1959 në aeroportin e Rinasit. Në ceremoninë e përcjelljes së shefit të Kremlinit N. S. Hrushov pas vizitës 10-ditore në Shqipëri.

Rrugina nga ndërtesa e aeroportit deri tek avioni qeveritar sovjetik Tu -114, ishte shtruar me petale trëndafilash të kuq dhe jo me tapet të kuq. Këtë e dëshmon Nexhmije Hoxhës në librin “Jeta ime me Enverin” (Kujtime 1): “[Hrushovi] ishte udhëheqësi kryesor i një shteti të madh superfuqi, të cilin ne e pritëm si mik, me nderime, madje dhe të tepruara deri në absurditet e servilizëm të neveritshëm, siç bëri Liri Belishova , që drejtonte Komisionin e pritjes, e cila ia shtroi Nikitës rrugën në aerodrom deri tek avioni jo me qilim të kuq, por… me petale trëndafilash të kuq”.

Advertisements
Advertisements