Si sot 50 vjet më parë, qindramijëra sy në të gjithë botën do të ndiqnin me ankth, drejtpërdrejt nëpër ekranet e televizorëve një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e njerëzimit, mbrritjen e njeriut në Hënë.

Do të ishte Neil Armstrong njeriu që do të hidhte hapin e parë në sipërfaqen e një trupi qiellor jashtë Tokës. “Një hap i vogël për mua, por një hap gjigand për njerëzimin” do ta cilësonte ai. Për realizimin e misionit “Apollo 11” do të punonin 400 mijë njerëz.

Një rol të rëndësishëm në të do të kishte inxhinieri i lindur në Shqipëri Wilson Kokalari, emri i të cilit do të shkruhej së bashku me disa emra të tjerë në një pllakë platini që u vendos në sipërfaqen e Hënës. Me shumë nderim e kujtojmë sot në këtë ditë të shënuar edhe emrin e Wilsonit. RIP Wilson Kokalari.

Burimi: Muzeu Kokalari