Ramazan Zyberi i takon një gjenerate artistësh që ju përkushtuan këngës
popullore të Shqipërisë së Mesme, në veçanti asaj Tiranase. Ka lindur më 31
dhjetor të vitit 1920.

Ishte artist shumëplanësh dhe karriera e tij e gjatë mbi 50-të vjet lidhet fillimisht
me Teatrin Kombëtar, ku interprtoj përkrah aktorëve të njohur si Pjetër Gjoka,
Pandi Raidhi, Behie Çela, Naim Frashëri etj. Më tej e lidhi veprimtarinë e tij
artistike me Estradën e Shtetit ku punoi për 22 vjet me rradhë.

Dallohej për humor të beftë dhe origjinal, si gjetje të dialogjeve të goditura të mjedisit Tiranas ku edhe u rrit. Luajti karaktere të ndryshme dhe nuk përsëriste vetveten duke
sjell individualitet, gjë që e bëri Ramazanin të fitonte duartrokitjet e publikut.
Zyberi e donte këngën popullore, këndonte bukur madje ishte edhe kompozitor.
Dinte ta bënte publikun për vete me zërin dhe interpretimin e tij.

Ai na ka lënë një fond prej 60-të këngësh shumë prej të cilave këndohen në veprimtari të shumta artistike. Artisti i merituar Ramazan Zyberi ndërroj jetë më 22 shtator të vitit 2008.