Anthony Quinn ka lindur nen emrin Antonio Rudolfo Oaxaca Quinn më 21 prill 1915, në Chihuahua, Mexico, nga prindet Manuela (Oaxaca) dhe Francisco Quinn, i cili u bë një kameraman asistent në një studio film ne LA. Gjyshi i tij nga babai ishte irlandez, ndersa  pjesa tjetër e familjes së tij ishin meksikan. Pas fillimit të jetës në rrethana tejet modeste në Meksikë, familja e tij u zhvendos në Los Angeles, Kaliforni, ku ai u rrit në Boyle Heights dhe lagjet Echo Park. Në Los Angeles ai frekuentoj Shkollën e Lartë Politeknike dhe më vonë “High Belmont” , por ai përfundimisht nuk arriti ti perfundoj duke u perjashtuar nga shkolla.

Djaloshi Quinn u aktivizua edhe me boksin, pastaj më vonë studioi arkitekturë nën Frank Lloyd Wright në studio të arkitektit të madh, Taliesin, në Arizona. Wright, e inkurajoi atë kur Quinn kishte vendosur për të dhënë nje provim per aktrim. Pas një mësimi të shkurtër në teatër, Quinn eshte perfshire ne Hollywood në vitin 1936 dhe kap një shumëllojshmëri të roleve të vogla në disa filma në “Paramount”, duke përfshirë një luftëtar indian ne filmin “The Plainsman” (1936), me rregjizuren e personit qe më vonë do te behet vjerri i tij, Cecil B. DeMille.

Si një pjesetar i kontratës në Paramount, Quinn kryesisht ka luajtur role te karakterit e llojit etnik , të tilla si “Arab chiftein” , në Bing Crosby- ‘Bob Hope’ vehicle Road to Morocco (1942).Si një shtetas meksikan (ai nuk u bë një qytetar amerikan deri 1947, i përjashtuar nga drafti). Me pas Quinn gjeti menyren ne saj te zotesise se tij qe te interpretoje role me te mira. Martesa me vajzën e rregjizorit te mirenjohur ne ate kohe Cecil DeMille, Katherine-n , i ka mundësuar për të lëvizur në qarqet më të lartë të shoqërisë se Hollivudit.

Por Anthony u bë i pakënaqur me karrierën e tij dhe nuk e rinovojë kontratën me  “Paramount” pavarësisht nga këshillat e të tjerëve, duke përfshirë edhe ate te vjerrit te tij . (Quinn nuk e ka pranuar kurre ate per shkak të rrënjëve të tij meksikane). Megjithate në vend të kësaj, ai u kthye në skenë për të vene ne dukje aftesite e tij aktoriale kur portretizon Stanley Kowalskin  në “A Streetcar Named Desire” (Nje tramvaj me emrin deshire) në Çikago dhe në Broadway (ku Quinn zëvendësoi legjendarin Marlon Brando) duke bere nje performance te shkelqyer dhe ngritje  te menjehershme karrierës se tij filmike, kur ai u kthye në kinema.

 Brando dhe Elia Kazan, i cili rregjizoj “Streetcar “(Tramvaji) në Broadway dhe në film, ishin vendimtar për suksesin e ardhshëm te karrieres se Quinn. Kazan, duke e ditur qe te dy ishin rivalë të mundshëm për shkak të portretizimeve perfekte te tyre  të Kowalskit, ne te ardhmen e vendos Quinn si vëllai i Brandos në filmin e tij biografik të rrevulucionarit meksikan Emiliano Zapata, ne filmin “Viva Zapata” (1952). Quinn fiton “the Best Supporting Actor Academy Award” per 1952, duke bërë filmin e parë meksikan-amerikan për të fituar një Oskar. Por kjo nuk do të ishte paraqitja e tij e vetme në rrethin e fituesve: ai fiton titullin e dyte si “Supporting Actor Oscar” ne 1957 per portretizimin e Paul Gauguin në filmin biografik te rregjizorit Vincente Minnelli ne “Vincent van Gogh, Lust for Life” (1956), përballë aktorit famoz Kirk Douglas.

Gjatë dekadës së ardhshme Quinn ka jetuar në Itali dhe u bë një figurë e rëndësishme në kinemanë botërore, duke gjiruar ne studiot filmike në Itali për të përfituar nga kostot më të ulëta (kostoja e larte kishte goditur industrinë që nga fillimet e saj në zonat e New York / New Jersey që nga 1910s). Keshtu a Quinn shfaqet në disa filma italiane, duke paraqitur te gjithe talentin e tij aktorial me te madh deri atehere, si njeriun e forte te cirkut, i cili dhunon shpirtin e ëmbël te luajtur nga Giulietta Masina në kryeveprën e burrit të saj te rregjizures se Federico Fellini tek “La Strada “ (1954). Ne kete alternim aktorial ne mes Evropës dhe Hollywood, Quinn ndërton reputacionin e tij duke hyri në para-gradën e aktorëve të pararoje te kohes. Ai mori emërimin e tij të tretë Oskar (dhe i parë për aktorin më të mirë) ne rregjizuren e George Cukor ne filmin “Wild is the Wind” (1957).

Vitet e mepaseshme jane te sukseshme nga ku mund te permendim rolin e nje luftetari te rezistencës greke kundër pushtimit nazist ne “Guns of Navarone (1961) apo ate te rolit te një boksieri dikur të madh në rrugën e tij në filmin “Requiem for a Heavyweight “ te rregjise se Requiem Rod (1962).  Rikthehet ne rolet e karaktereve etnike  ne filmin  kryevepër “Lawrence of Arabia” (1962), te rregjise se David Lean etj .

 Zenitin e karrieres se tij e arrin duke luajtur “Zorba the greek” (1964), i cili solli atij titullin e katërt të tij, dhe te fundit, ne nominimin Oscar si aktorin më të mirë. Edhe pse karriera e tij u ngadalësua gjatë viteve 1990, ai vazhdoi të punojë në mënyrë të qëndrueshme në filma dhe televizion.

Quinn ka jetuar vitet e fundit të jetës së tij në Bristol, Rhode Island, ku ai ka operuar një restorant. Nderon jete në spitalin e  Boston nga pneumonia mbas nje beteje te gjate te tij me kancerin e fytit. Ishte 86 vjeç !

Perktheu dhe pershtati per faqen , Adm E.

Kinematografia Shqiptare

Maj 2015.