Brigitte Anne-Marie Bardot është balerinë, modele dhe aktore franceze që u bë një ikonë ndërkombëtare në vitet ’50 dhe ’60 me filmat e famshëm: “And God Created Woman” dhe “Contempt”. Ajo mbush sot 84 vjeç.

Séville, Espagne, avril 1958 — L’actrice française Brigitte BARDOT sur le tournage du film “La femme et le pantin”, de Julien Duvivier.

Kush është Brigitte Bardot?
Brigitte Bardot u lind më 28 shtator 1934, në Paris, Francë. Ajo që kur ishte vetëm një adoleshente ishte fytyra që përfaqësonte Revistën “Elle”.

Në vitin 1956 ajo luajti në filmin “And God Created Woman”, film i cili i dha Bardot famë ndërkombëtare.

Ajo u shfaq në dhjetra filma të tjerë, duke përfshirë “Contempt” dhe “Viva Maria !”. Brigitte Bardot u tërhoq nga aktrimi në vitin 1970. Ajo iu dedikua akvizmit në mbrojtje të kafshëve.

Jeta e hershme dhe filmat
Brigitte Bardot studioi për balet në Konservatorin Kombëtar të Muzikës dhe Kërcimit në Paris. Ajo u zbulua nga dramaturgu dhe prducenti i filmave Roger Vadim. Me Vadim, Bardot u martua në vitin 1952.

Bardot bëri debutimin e saj në ekranin të madh po atë vit, në Le Trou Normand. Ajo pati role fantastikë në filmat “La Lumiere d’en Face” dhe “Helen of Troy” (1955) ku ajo portretizoi Helenën e Trojës, që ndoshta është roli i saj më i famshëm.

Femra simbol
Bardot do të bëhej e famshme në filmin “And God Created Woman” (1956), në të cilin Bardot luajti një grua të re, të lirë, pa komplekse dhe tejet sensuale e cila jetonte në qytetin jugor të Francës, Saint-Tropez.

Filmi mbahet mend për thyerjen e tab, usë së nu, dit, etit dhe sensualitetit duke i dhënë mundësinë Brigitte Bardot të kthehej në femrën simbol të gjithë botës. Bardot u bë e famshme për natyrshmërinë e saj, sensualitetin dhe konceptin e ri që i dha botës për të “gëzuar jetën”.

Për aq kohë sa ishte aktive në kinema, Bardot ishte padyshim aktorja më e mirë në Evropë.

Burimi: Konica.al