Nga Kastriot Dervishi

Në një shkollë të Fierit u panë vetëm pak ditë më parë demonstrime të simboleve komuniste të nxënësve të një shkolle 9-vjeçare. Nga fanatizmi i mësuesve, të cilët të keqen e marrin për patriotizëm, nxënësit të lehtë edhe për shkak të moshës bënin skena qesharake trimërie me yll të kuq në ballë dhe shalle në qafë. Në fakt askush në Europë nuk merret me këto simbole të këqija e aq më tepër t’u japë brezave. Këto kanë ngelur në Korenë e Veriut te Kim Jongu. Të marrosurit pas tyre do bënin mirë ta ndanin mendjen ose të rrinë këtu ose të shikojnë socializmin e triskave dhe izolimit të Kim Jongut. Se ç’janë disa simbole komuniste, po i sqaroj si më poshtë:

-Ylli i kuq. Simbolizon triumfin e komunizmit në gjithë botën. Pra është simbol i përhapjes së krimit e fukarallëkut.

-Nderimi me grusht. Simbolizon se revolucionin, interesat shoqërisë socialiste dhe punonjësve të 5 kontinenteve janë mbi interesat personale.

-Shalli i kuq. Simbolizon tre brezat: komunistët, anëtarët e rinisë komuniste dhe pionierët nën udhëheqjen e partisë komuniste.

Foto e vitit 1987. Grushti dhe shallet e kuq

Burimi: 55news.al