Një herë, një djalosh kishte dalë në sheshin kryesor të një qyteti dhe po thërriste me të madhe se zotëronte zemrën më të bukur në të gjithë zonën. Një turmë e madhe u mblodh dhe të gjithë admironin zemrën e tij që ishte perfekte. Nuk kishte asnjë shenjë, asnjë cen dhe të gjithë ranë dakort se ajo ishte zemra më e bukur që kishin parë ndonjëherë.

Papritur një plak qëndroi në mesin e turmës dhe tha:
-Megjithatë zemra jote nuk i afrohet bukurisë së zemrës time. Turma dhe djaloshi shikonin me kujdes zemrën e plakut. Rrihte fort, por ishte e mbushur me shenja. Ekzistonin copëza që ishin të hequra dhe të tjera që ishin të shtuara por që nuk përshtateshin dhe si rezultat ekzistonin kënde jonormale.

Njerëzit filluan të shihnin njëri-tjetrin dhe thonin:
-Si është e mundur që ai pretendon se zemra e tij është e bukur? Djaloshi pasi pa zemrën e plakut, qeshi dhe tha.

-Po tallesh me ne. Pa bëj një krahasim midis zemrën time dhe asaj tëndes. Zemra ime është perfekte, ndërsa e jotja është e mbushur me shenja plagësh dhe lotësh.

– E vërtetë, tha plaku. Zemra jote duket perfekte por që nuk do ta ndryshoja kurrë zemrën time me atë tënden. Shiko, çdo shenjë përfaqson dikë që i kam dhënë një pjesë të zemrës time. Çdo herë pres një copë të zemrës time dhe ja jap, dhe shpesh personi tjetër më jep një pjesë të zemrës së tij që vendoset tek vendi ku është hequr pjesa tjetër. Meqënëse copëzat nuk janë të njëjta, kam disa cepa që dalin jashtë formës së duhur, por unë i adhuroj ato pasi më kujtojnë dashurinë që kemi ndarë me ata njerëz.

Disa herë kam dhënë pjesë të zemrës time, por të tjerët nuk më kanë dhënë pas asnjë pjesë të së tyres. Për këtë ekzistojnë disa vende bosh. Pasi të japësh dashurinë tënde sjell disa rreziqe. Por megjithëse boshllëqet dhembin, mbeten ende të hapura që të më kujtojnë dashurinë që kam për ata njerëz dhe shpresoj që një ditë të kthehen afër meje dhe të mbushin pjesët që më kanë lënë bosh. Pra a e shikon se çfarë do të thotë bukuri e vërtetë?

Djaloshi qëndroi i heshtur, me lotët që binin mbi faqet e tij. Eci drejt plakut, zgjati dorën drejt zemrës së tij perfekte dhe shkuli një copëz të saj. Ja ofroi plakut me duart e tij që i dridheshin. Plaku atëherë e mori këtë ofertë dhe e vendosi në zemrën e tij dhe në vijim mori një copëz nga zemra e tij e vuajtur dhe e vuri mbi plagën e zemrës së djaloshit. Përshtatej por jo totalisht dhe kështu mbetën disa cepa jashtë forme.

Djaloshi pa zemrën e tij që tashmë nuk ishte perfekte, por ishte shumë më e bukur se cilado tjetër… meqënëse dashuria nga zemra e plakut… rridhte tani… dhe tek zemra e tij…

Burimi: Akropoli i Ri