“Gjethet pikonin, mbrëmja e kaltër ish.
Era, era e vjeshtës më zgjon kujtimin e dashurisë.
Fjalën të dua zemra ma tha për ty…”

Adriana Ceko e ka filluar aktivitetin ne muziken e lehte qe heret, qe kur ajo ishte ne shkolle te mesme gjate viteve `70-te. Ne Festival ka filluar të këndoj në vitin 1975 ne festivalin e 15-të në Radiotelevizion. Ishte brezi i arte ne kokurrim ne mes tyre edhe e fameshmja Vace Zela. Ishte kohe tjeter, atehere kur kishte me seriozitet dhe vleresim per punen, kur punohej rreth dy muaj per nje kenge, atehere kur punohej shumë me poetët. Xhuliana Jorganxhi ishte njera nga ato qe punonte me ore te tera në piano, me Adrianan derisa fjala pavarësisht nga komponentët e tjerë të sillte veçanërisht emocionet e saj. Nje motiv tjeter i nje kenge qe kendonte ajo ishte : 

“Ku ta gjej mimozën vallë ku ta gjej/ Ajo çel veçse njëherë/ Në blerim të saj u njohëm ne/ Unë një fjalë dhe ti në sy më pe/. 

Po pra tamam sic e thote edhe kenga. Ku ta gjejme tani kengetaren Adriana Ceko ? Madje veshtire te gjinden edhe kenget e saja me perjashtim te ndonje tek – tuk andej kendej ne youtube ! Jane jo pak por 60 kenge te humbura nga repertori i saj, gje qe e ka deshmuar vete me lot nder sy pak vite me pare ne nje interviste dhene gazetes “Tema”. 

Megjithse kenget me partishmeri ishin me pretendentet per te fituar cmim ne festivale, Adrianan e terhiqnin me shume kenget me motive melankonike dhe natyre te brishte. Megjithate edhe pse nuk fitoj asnjehere ne Festivale cmim te pare, Adriana Ceko i perket nje brezi te shquar te Muzikes se lehte shqiptare.

Me plot goje ajo rradhitet me nje brez kengetaresh, pjese e shquar e historise tashme, qe nga mesi i viteve `70 dhe deri ne fundin e viteve `80-te, Liliana Kondakçi, Kozma Dushi, Ema Qazimi, Lindita Theodhori, Afërdita Zonja, Ermira Babaliu, Irma Libohova. Nje brez qe nuk perseritet me, zor se gjinden te tille kengetare me plot emocione . Njera nga keto ishte edhe Ceko e “braktisur” dhe e harruar me vone si kengetare ashtu si edhe emrat me larte, nuk arriten te “mbijetonin, duke u harruar vit mbas viti dhe njeri mbas tjetrit pa ditur askush se si ndodhi, por kurrsesi kenget dhe zeri i tyre tek spekatori i cili akoma eshte ne gjendje te dalloje cilesine ne krahasim me cka u serviret ne muzike sot.

Per kete nuk duhet ndonje shkolle e madhe. Gjithsejcilit mund te jete dhene nje arsye qe shkaktoj kete harrese, dhe ndoshta mosinteresimi i organizatorëve për të tërhequr të vjetrit, me pretekstin se ju ikët, u plakët tani. Vërtet që një festival duhet të promovojë zëra të rinj, por festivalit kombëtar nuk duhet t’i mungojë kurrsesi zëri i profesionistit qe nga eksperienca di te shpreh emocionet te zoteroj kengen me te gjitha elementet e saj. 

Ne lidhje me motivimin dhe paraqitjen ne festivale Adriana Ceko do te shprehet keshtu: 

“…..kujtoj se me sa gëzim e prisja festivalin që e të ngjitesha në skenë me flokë të bukur, sandale e fustan të bukur. E dija se shikuesit do të komentonin për disa ditë me radhë se i kishin bërë flokët artistët, çfarë kishte veshur Adriana, Parashqevia, etj.. Por ndryshe nga të rinjtë e sotëm atëhere kishim shumë pengesa. Një varëse kisha vënë unë në një festival dhe regjisorja Vera Grabocka erdhi dhe “ma shqeu” nga qafa. “Ç’është kjo!? Skandal, kujt ia vë ti këtë varëse…?!”

Festivali i 28 i këngës në RTSH, do te shenoje edhe paraqitjen e fundit te A. Ceko me nje kenge te Kujtim Laros ku për çudi perseri regjisorja Vera Grabocka i thotë “ua skandal, prapë ti në festival, boll këndove ti, le të këndojnë të tjerët tani”. Ajo vazhdon te kujtoje: 

“…….atëhere isha shëndoshur pak pas lindjes së djalit. Në atë kohë filluan të rrallohen edhe këngëtarët e tjerë profesionistë dhe nëse merrte pjesë dikush, ishte ndonjëri që ishte menduar të merrte edhe çmimin. Që nga ajo kohë unë mendoj se përcaktohej paraprakisht se ky ‘X’ do e marrë çmimin. Që nga ai çast unë e ndjeva se nuk duhet të shkoja më. Kjo ishte e para arsye që unë unë jam shkëputur përfundimisht nga festivali i Radiotelevizionit.”

Aktiviteti ne muzike i ka kushtuar asaj sakrifica te medha, por edhe familjes se saj bashkeshortit dhe prinderve u eshte dashur te sakrifikojne. Adriana ka bashkëpunuar edhe me artistë që sakrifikonin për këngën, me kompozitorin Kujtim Laro një nga kompozitorët më të mirë. Ka qenë kënga e parë e Kujtim Laros “Djepi i trimërisë” që ajo ka kënduar duet me Muharrem Herrin. Disa nga këngët e Kujtim Laros bëheshin shumë shpejt motive rinore, “Kur zemrat rrahin si një zemër” eshte një këngë që ka marrë çmim dhe kam patur si dublante te mirenjohuren Irma Libohovën 
Adriana Ceko eshte fituese e cmimeve te dyta, çmime për të rinj, çmime të anketave muzikore qe beheshin cdo te diele, gjithashtu ajo ka marre çmime në dekada Maji.

Shpesh here e vlerësuar me çmim “Për këngëtaren më të mirë” dhe keto e bejne ate qe te kujtohet gjithnje nga artedashesi shqiptar. Ka marre pjese ne 13 Festivale, mbi 60 kenge te regjistruara ne RTSH perfshire ketu edhe pjesemarrjen ne edicionet e koncerteve te pranveres. Por ajo nuk ka akoma nje album te sajen muzikor !!

“ Asnjë gjë edhe kur kam shkuar më thonë se nuk jepen e janë inçizime të dobëta; se këngët pas viteve ’70-’80 nuk jepen, janë në arshivë etj., etj.. Duhet të paguash diçka që t’i tërheqësh dhe unë e kam lënë këtë gjë. Mbase është edhe faji im, por unë në shtëpi nuk kam as një kasetë të thjeshtë me këngët e mia. Ndonjëherë unë shoh nga TVSH këngë të kolegëve të mi. Kur shikoj Kozma Dushin, Liliana Kondakçiun etj., dhe them se “Hë se kënga ime do të jepet më vonë…”.

Adriana Ceko ka marre pjese edhe ne Filmat Artisitik “Yjet mbi drin” ne vitin 1978 ( me zerin e dubluar) dhe tek “Nje ndodhi ne port” ne vitin 1980 . Eshte nje kuriozitet sepse ne te dy filmat e permendur personazhi qe ajo interpreton e ka emrin Zana. 

Teksti u ndertua ne baze te informacionit dhe deklaratave qe ka bere vete kengetarja Adriana Ceko ne gazeten “Tema”. U postua per here te pare ne faqe nga adm Eni – Janar 2014
Ripostim, sot 1 gusht 2019

Burimi: Kinematografia Shqiptare në Facebook